Në ditën e dytë të Konferencës së Investimeve, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, deklaroi se integrimi evropian dhe procesi i zgjerimit të Bashkimit Evropian nuk mund të trajtohen si dy procese të ndara.
Gjatë fjalës së tij, Hoxha theksoi se anëtarësimi i Shqipërisë në BE nuk duhet parë thjesht si një ceremoni diplomatike në përfundim të një rruge të gjatë, por si një transformim që po ndodh çdo ditë përmes reformave dhe përafrimit me standardet evropiane.
Ai u ndal te përfitimet që sjellin reformat, duke nënvizuar se tregjet e hapura dhe investimet kontribuojnë në zhvillimin e infrastrukturës dhe inovacionit.
Ministri theksoi gjithashtu përshpejtimin e procesit të integrimit, duke kujtuar se disa vite më parë Shqipëria nuk kishte hapur asnjë kapitull negociues, ndërsa tashmë ka hapur 33 kapituj.
Sipas Hoxhës, Shqipëria synon të përmbyllë negociatat deri në vitin 2030, duke vijuar njëkohësisht zbatimin e reformave dhe standardeve të Bashkimit Evropian
“Integrimi europian dhe zgjerimi nuk mund të jenë dy biseda të ndryshme, në 1950 Europa do të ngrihej me arritje më të mëdha që do të impaktohen solidaritet. Anëtarismi i Shqipërisë NË BE nuk është një ceremoni diplomatike në fund të një rruge të gjatë, është një transformim që po ndodh ditë pas dite. Çdo reformë ka çmimin e vet por ka edhe përfitimin e vet. Tregjet e hapura apo investime i kthejnë këto në infrastrkukture, në inovacion. Ne po përpiqemi të japim kuptim dhe të kemi akses për para antarsimit. Rruga drejt bashkimit Evropian është shpejtuar dhe Shqipëria përpara disa vitesh nuk kishte hapur asnjë kapitull dhe tani kemi hapur 33 kapituj dhe jemi vendi i pare që i arritëm dhe ti mbyllim në vitin 2030 dhe do të vazhdojmë të z\batojmë rregullat me standarte Evropiane”, u shpreh ministri.










