VIDEO/ Pas momentit me homologun belg, Rama përqafon edhe presidentin malazez teksa mban fjalim: Mali i zi është më i miri, s’ka dyshim Bashkëkryetari i Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore nga PD-ja, Oerd Bylykbashi, gjatë seancës së sotme plenare ka kërkuar shtyrjen e afatit të këtij komisioni, i cili përfundon më 30 nëntor.
Në përgjigje të kërkesës së tij, kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, deklaroi se nuk do të ketë shtyrje, pasi demokratët janë njoftuar disa herë për përfundimin e afatit.
Sa i përket kërkesës, kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, iu drejtua deputetit demokrat duke i thënë se ajo nuk ishte paraqitur sipas procedurës.
Taulant Balla: Në përgjigje të një propozimi pa procedurë të parafolësit, sa herë që qeveria sjell një akt normativ, duhet ta dëgjojmë këtë… Megjithatë, e vërteta është që neni 101, po ta lexosh deri në fund, ia jep përgjigjen kolegut, sepse Kuvendi, brenda 45 ditëve, vendos nëse aktin normativ e kthen në ligj apo e rrëzon. Rri i qetë se kjo shumicë do ta miratojë aktin normativ.
Për Komisionin e Reformës Zgjedhore, ne e kemi ngritur komisionin sipas një formule të vjetër, të dakordësuar, jo funksionale. Ju kemi dhënë të drejtën juve si bashkëkryetarë për gjithçka, që nga rendi i ditës e deri te marrja e vendimeve.
Po jua përsëris edhe një herë se komisioni e ka afatin deri më datë 30. Më pas nuk e keni më në dorë të merrni peng agjendën për në BE. Ftesa është aty, uluni sot, pasnesër, të dielën, punoni me seriozitet, por mos e harroni.
Aty, në atë foltore, ta kam thënë sot dhe gjashtë muaj më parë, është hera e fundit që e zgjasim. Do të rikthehemi në një komision tjetër të reformës për të punuar bashkë, ndoshta pas ose para zgjedhjeve vendore, por ky komision duhet të jetë serioz. Pasi e bojkotove me mijëra herë, u kujtove, zotrote, se po të mbaron afati.
Oerd Bylykbashi: Nuk heq dorë nga zakoni që të flasë kot zotëria parafolës. Po ju citoj çfarë thotë OSBE/ODIHR. Thonë ‘a mund të na sqaroni nëse ky afat mund të shtyhet apo është përfundimtar?’ Pra, ju po i thoni sot ODIHR-it që nuk duam të vini dhe të na ndihmoni.
Për ju është më e leverdishme një raport tjetër i keq i ODIHR-it sesa të keni pamundësinë për të përdorur shtetin. Po ju them edhe një herë, ne kemi gatishmërinë, kemi sjellë rekomandimet e OSBE/ODIHR-it, ju nuk keni sjellë asgjë.
Top Channel