Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa, i është kundërpërgjigjur Xhavit Halitit, pasi ky i fundit deklaroi në një emision televiziv se “Besian Mustafa e di se kush ia ka vrarë babain”.
Para se të hynte në sallën e Kuvendit, Mustafa komentoi këtë deklaratë duke theksuar se familja e tij dhe mbarë Kosova presin që drejtësia për Xhemajl Mustafën të vijë nga gjykatat vendore, e jo nga studiot televizive.
Të lidhura
None found
“Unë për vrasjen e babës dhe i gjithë populli i Kosovës kërkon e pret drejtësi nga gjykatat vendore e jo në studiot televizive, aq më pak nga z.Xhavit Haliti. Ky është i vetmi koment”, tha Mustafa për mediat.







