Shehaj: U tmerruat nga deklarata e ambasadorit amerikan për provat, e kaluat ditën duke fshirë e-mailet dhe SMS-të

26 Nëntor 2026 | 11:44

Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, deklaroi gjatë fjalës së tij në Kuvend se mazhoranca është përfshirë nga paniku pas deklaratave të ambasadorit amerikan, Eric Wendt, lidhur me gjurmët e lëna në serverët e kompanive amerikane.

Sipas tij, këto deklarata i kanë detyruar deputetët të fshijnë e-mailet, bisedat në WhatsApp dhe SMS-të.

 “E dini shumë mirë që ju ka ardhur fundi. Dije foli ambasadori amerikan apo nuk e dëgjuat? U terrorizuat, panik. Çfarë tha ambasadori amerikan? Ai tha shumë gjëra. Po gjëja që u bëri që të dridheni u tha: ‘Keni lënë gjurmë në serverat e kompanive amerikane’. Gjurmët janë aty. Gjurmët e vjedhjeve tuaja janë aty. Nuk keni çfarë të bëni. Janë aty.

Besoj keni kaluar ditën dije duke fshirë E-maile, WhatsApp, SMS, s’dini ç bënit apo jo? Apo jo? Nuk keni nga ja mbani. Po të vish në Kuvend, shikon pamjet jashtë, polici gjithandej keni bllokuar gjysmën e Tiranës sepse keni frikë nga protestuesit.

Tani na keni sjellë në parlament edhe masat kërcënuese se si do t’i ndaloni protestuesit, por nuk i ndaloni dot. Nuk i ndaloni dot dhe të shtunën në datën 28 do ngrihet e gjithë Shqipëria. Do ngrihet kundër jush, sepse ju ka ardhur fundi”, u shpreh Shehaj.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Balla: Nuk doni ligjin e financimit të partive se u del skema ku i çuat 6 mln dollarë për lobimin në SHBA

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka deklaruar në Kuvend se afati i Komisionit të Posaçëm përfundon më datë 30 dhe se...
11:44 | 26/11/2026

Akti normativ për tubimet, Zhupa: Shqiptarët nuk kanë rrugë tjetër, kërkojnë lirinë e tyre

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka reaguar ashpër  kundër aktit normativ për tubimet të propozuar nga qeveria. Zhupa i cilësoi pretendimet e mazhorancës si...
11:41 | 26/11/2026

“Keqinformuat ekspertët e huaj”, Bylykbashi: Duhet të zgjatet afati i Komisionit të Reformës Zgjedhore! Përgjigjet Balla

Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, ka kërkuar gjatë fjalës së tij në Kuvend shtyrjen e afatit të Komisionit të Reformës Zgjedhore, duke iu drejtuar...
11:28 | 26/11/2026