E enjte, 26 Nëntor 2026 Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Berisha kërkon anulimin e aktit normativ për tubimet: Nuk mund t’u mohoni qytetarëve të drejtën për të protestuar

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, kërkoi në Kuvend anulimin e aktit normativ për tubimet, duke e cilësuar atë antidemokratik dhe në kundërshtim me të drejtën kushtetuese të qytetarëve për të protestuar.

Gjatë fjalës së tij, Berisha akuzoi policinë për dhunë ndaj protestuesve paqësorë, ndërsa pretendoi se nga 600 personat e ndaluar, gjykatat kishin shpallur të paligjshme të gjitha ndalimet, me përjashtim të katër rasteve.

Ai e cilësoi aktin normativ si shkelje të të drejtave themelore të qytetarëve, duke iu referuar Kushtetutës dhe Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Fjala e Berishës në Kuvend:

Reklamë

Sot në këtë parlament janë sjellë akte antidemokratike, akte që dhunojnë themelet e shtetit ligjor, që dhunojnë të drejtat më themelore të qytetarëve të sanksionuara në Kushtetutë, të sanksionuara në Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut, të firmosur nga Shqipëria që në vitin 1995, të sanksionuara në vendimet e Gjykatës Kushtetuese.
Me asnjë akt, me asnjë vendim, me asnjë votim ju nuk mund të kufizoni të drejtën e protestës së qytetarëve.
Ky veprim që bëni pas qëndrimeve shtazarake ndaj protestuesve paqësorë, dhe unë u them shqiptarëve se në mënyrë absolute asnjëri prej atyre që ka marrë plumbin në ballë, që ka marrë plumbin në gojë, që ka marrë plumbin mbas veshi, që ka marrë breshërit në trup, që janë thyer kockat dhe gjymtyrët, nuk ka qenë në asnjë akt të dhunshëm.
Unë informoj shqiptarët se nga 600 të arrestuar, të ndaluar, gjykatat i kanë shpallur që të gjithë të paligjshëm përveçse katër, edhe ato me ndërhyrje të fuqishme politike.
Por gjykatat i kanë shpallur ato ndalime të paligjshme. Do hysh në histori, anuloje! Të pritet vendimi i Gjykatës Kushtetuese si minimum. Shoqatat e studentëve, e protestuesve e kanë dërguar, edhe Partia Demokratike e kanë dërguar ligjin në Gjykatë Kushtetuese.
Gjykata Kushtetuese e ka në shqyrtim këto ditë, ndaj dhe mos i lini këtë turp të madh këtij parlamenti. Hiqe nga rendi i ditës dhe kaloje të presim vendimin e gjykatës, e cila nuk mund të ketë alternativë tjetër veçse të mbrojë vendimin…
Zoti kryetar, nuk mund të sillen këto amendamente.
Ky është cinizmi më i madh ndaj atyre qindra e qindra të rinjve, qytetarëve që u trajtuan në mënyrë shtazarake për interesat jetike, atdhetare, ekonomike, sociale, politike të çdo qytetari të ndershëm shqiptar. Nuk kanë faj qytetarët pse i shfryni ju në parti krimi.
Nuk kanë faj qytetarët pse ju keni tmerr nga krimet tuaja. Nuk kanë faj qytetarët pse ju votoni, mund të votoni çdo masë kundër tyre për të mbrojë vjedhjet tuaja, lëkurën tuaj, por fundi juaj është i afërt! I afërt! I fundit flet sovrani.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.