GJKKO shpall vendimin për Kristian Shkrelin, vendos dënimin me 100 orë punë në interes publik
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, GJKKO, ka shpallur ditën e sotme vendimin për kryebashkiakun e Vaut të Dejës, Kristian Shkreli, i akuzuar për korrupsion aktiv në zgjedhje.
Trupi gjykues vendosi ta deklarojë atë fajtor, duke e dënuar me 100 orë punë në interes publik.
Në përfundim të shqyrtimit të provave, SPAK i kërkoi gjykatës shpalljen fajtor të Shkrelit për veprën penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”.
Për Shkrelin, Prokuroria ka kërkuar dënimin me 1 vit burg, si dhe ndalimin e ushtrimit të funksioneve publike për një periudhë 5-vjeçare.
Kristjan Shkreli u mor i pandehur nga SPAK, pasi dyshohet se gjatë zgjedhjeve parlamentare të 11 majit ka ndikuar në mënyrë të paligjshme në vota në favor të Partisë Socialdemokrate të Shqipërisë.
Balla: Nuk doni ligjin e financimit të partive se u del skema ku i çuat 6 mln dollarë për lobimin në SHBA
Shehaj: U tmerruat nga deklarata e ambasadorit amerikan për provat, e kaluat ditën duke fshirë e-mailet dhe SMS-të
Akti normativ për tubimet, Zhupa: Shqiptarët nuk kanë rrugë tjetër, kërkojnë lirinë e tyre
- 11:44 Balla: Nuk doni ligjin e financimit të partive se u del skema ku i çuat 6 mln dollarë për lobimin në SHBA
- 11:44 Shehaj: U tmerruat nga deklarata e ambasadorit amerikan për provat, e kaluat ditën duke fshirë e-mailet dhe SMS-të
- 11:41 Akti normativ për tubimet, Zhupa: Shqiptarët nuk kanë rrugë tjetër, kërkojnë lirinë e tyre
- 11:28 “Keqinformuat ekspertët e huaj”, Bylykbashi: Duhet të zgjatet afati i Komisionit të Reformës Zgjedhore! Përgjigjet Balla
- 11:27 Kroacia paralajmëron Malin e Zi: Nuk ka mbyllje të kapitullit 31 pa zgjidhur çështjen e kufirit
- 11:22 Gjekmarkaj: Nuk sollët akte normative për zjarret dhe përmbytjen, por po votoni pro dhunës ndaj të rinjve