Dren Aga, pjesëtar i tifogrupit “Arpagjik’t” nga Prizreni, ka humbur jetën në moshë të re.
Njoftimi për ndarjen e tij nga jeta u dha nga vetë tifogrupi, i cili përmes një komunikate shprehu dhimbjen e thellë për humbjen e njërit prej anëtarëve të saj.
Të lidhura
None found
Në fjalët e lamtumirës, tifogrupi solli në kujtesë raportin e veçantë që Dreni kishte me skuadrën e basketbollit KB Bashkimi, një pjesë e madhe e jetës së tij u zhvillua pranë këtij klubi, duke ecur në gjurmët e të atit të ndjerë, trajnerit të njohur Dervish Aga.
Ndërkohë, të afërmit kanë bërë të ditur se ceremonia mortore do të zhvillohet në Prizren. Namazi i xhenazes do të falet në Xhaminë e Dragomanit, pas namazit të ikindisë, në orën 13:55, ndërsa varrimi do të bëhet në Varrezat e Reja të Qytetit.






