Vendosni fjalën kyçe....

“Ky është parlament krimi”- Berisha-Ballës: Ke fytyrën e kriminelit


Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, bllokoi foltoren e Kuvendit për disa minuta, duke lëshuar akuza ndaj kreut të grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla.

Gjatë fjalës së tij, ai pretendoi se telefoni i Ballës ishte përdorur për porositjen e vrasjeve dhe për afera me tenderët publikë.

“Ke fytyrën e kriminelit. Ai e ka vendin në qeli. Telefoni i tij është 339, me të cilin janë porositur vrasjet. Telefoni i tij është telefon i regjistruar, me të cilin ai merret me aferën begojaris. Ky është parlament krimi. Aq më të vetëdijshëm do të bëhen qytetarët për t’ju përcjellë në kanalet e ujërave të zeza.

Më datën 20.02.2020, Mario Çela informon PIN-in AMSP 802 se kishin rënë dakord mes tyre që të mos i kërkonin Taulant Begojarosit, Tos. O kriminel, për ty është kjo, që rri ulur me imunitet. I thotë: “Kemi rënë dakord me Taon, asnjë tender publik apo favore të tjera përveç atyre që kishin rënë dakord të kërkonin.” Ky mesazh iu përcoll Taos, kriminelit Taos. Dhe i dhanë afat deri në dhjetor.”

Pasi i përfundoi koha e fjalës, kryeparlamentari Niko Peleshi i ndërpreu mikrofonin, por Berisha refuzoi të largohej nga foltorja. 

Niko Peleshi: Kush është kriminel nuk e vendosni ju. Nuk jeni as prokuror, as gjyqtar.