Angelo Peruzzit, ish portierit të Juventusit, Lazios dhe kombëtares italiane nuk i mungon aspak futbolli.

Por tani ai ka zgjedhur një tjetër jetë, atë në fshat.

‘Në futboll nuk argëtohesha më, tani jetoj në provincën e Viterbos dhe më pëlqen të jem i qetë, nuk mërzitem dhe jeta fluturon-tregon Peruzzi për ‘La Repubblica’.

Një ndjesi që ish portieri italian, që tashmë ëshrë në moshën 56 vjeçare e motivon në këtë mënyrë: ‘Sot futbolli është i dominuar nga paratë-shtoi ai-nuk pështyj në pjatën ku kam ngrënë, por çfarë ka mbetur në atë pjatë? Pak pasion, duket. Rrjetet sociale kanë përmbysur jetën e të gjithëve, duke përfshirë futbollistët; pse duhet t’iu tregoj të gjithëve se çfarë kam ngrënë  në mëngjes?’.

Më pas Peruzzi e vijoi më tej arsyetimin e tij.

‘Kur dëgjoj që flitet shumë për taktike i them vetes se futbolli në fund të fundit është mbetet një lojë ku përballë janë dy skuadra me nga 11 lojtarë secila; kur Barcelona e Guardiolës ishte në vështirësi ai thoshte; ‘jepjani topin Messit’. Moda kalon’-tha ai

Ish portieri i njohur italian tha fjalën e tij edhe për formatin e ri të Ligës së Kampioneve.

‘Nuk më tërheq formati aktual, faza e parë është e pafund. Ashtu sikurse edhe Botërori me 48 skuadra, në këtë pikë nuk ka kuptim të luash kualifikueset-vijoi Peruzzi që më pas kujton një episod të ndodhur në 26 nëntor të 1996, kur Juventusi fitoi Kupën Interkontinentale për herë të fundit.

‘Kujtoj publikun në Tokio që reagonte ndaj aksioneve 5-6 sekonda më vonë; e shihte ndeshjen te ekranet e mëdha jo në fushë-rrëfen Peruzzi-në pushimin e ndeshjes i thashë Boksic, që kishte humbur dy shanse shënimi në pjesën e parë, se nëse nuk fitonim, i pari me të cilin do të kapesha ishte ai. Nuk bëra asnjë pritje në 45 minutat e para dhe më pas disa gjëra të mira në fazat e fundit të ndeshjes’.

Edhe tani Juventusi është në ndjekje të një kupe Evropiane kaq prestigjioze.

‘Uroj që të mos kalojnë 30 vjet të tjerë për të riparë bardhezinjtë të shpallen kampionë-tha Peruzzi.

Top Channel