Asnjë nga të pandehurit që u gjykuan veç nga dosja Meta-Kryemadhi nuk u dënua me burg. Gjykata e Posaçme dha vendimin për Fatime Kryemadhin, nënën e Monika Kryemadhit duke e dënuar me 7 vite e 6 muaj burg, dënim i cili me gjykim të shkurtuar zbret në 5 vite. Tekst - Por për shkak të moshës, gjykata vendosi pezullimin e ekzekutimit të dënimit me burgim për pjesën e mbetur, dhe vënien e të pandehurës Fatime Kryemadhi në provë, me kusht që brenda dy vjetësh të mos kryejë vepër tjetër penale dhe të mbajë kontakte me shërbimin e provës.