Çmenduri çmimet e qirave në Tiranë! Lagjet “borgjeze” të kryeqytetit që thyejnë rekorde

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 26.11.2026, 12:03

Qiraja mediane e apartamenteve në Tiranë për nëntorin e vitit 2026 ka arritur në 660 euro në muaj, sipas të dhënave bazuar në rreth 3,000 njoftime në 56 zona. Kjo do të thotë se gjysma e apartamenteve në treg jepen me qira më të lartë se kjo shifër dhe gjysma më të ulët.

Vendin e parë e mban rruga Mine Peza me 870€, ndërsa më lirë qiraja varion në Shkozë me 440€.

Tendenca e vitit 2026: Rritje e fortë për apartamentet 2+1

Të dhënat e mëparshme të agjencive të real estate (për periudhën janar–qershor 2026, krahasuar me një vit më parë) tregojnë se çmimet mesatare janë rritur ndjeshëm, sidomos për familjet që kërkojnë hapësira më të mëdha.

Apartamentet 1+1: Mesatarja në kryeqytet arriti në 590 euro/muaj (+4.4%). Rritjet më të mëdha u shënuan te Stadiumi "Air Albania" (800 €, +45%), Zogu i Zi (620 €, +29%) dhe Astiri (550 €, +16%). Rënie pati te Stadiumi Dinamo (570 €, -23%), Liqeni Artificial (-15%) dhe Komuna e Parisit (-6%).

Apartamentet 2+1: Mesatarja u rrit me 26.3%, duke kapur vlerën e 954 eurove/muaj. Çmimet më të larta u regjistruan pranë Stadiumeve "Air Albania" dhe "Dinamo" (1,500 €) si dhe te "Myslym Shyri" (1,400 €, një rritje prej 86.7%). Në periferi, çmimet 2+1 mbeten më të përballueshme, si në Astir (665 €) dhe Fresk (450 €), pavarësisht rritjes.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit