Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Balla: Të miratojmë ligjin për financimin e partive dhe depolitizojmë komisionet. Bylykbashi: Të zgjatet afati i Komisionit

    Dita e dytë e Konferencës së Investitorëve, ambasadorja e BE: Anëtarësimi sjell rritje dhe qëndrueshmëri ekonomike, qeveritë të përshpejtojnë reformat

    Fajtor për korrupsion në zgjedhje/ GJKKO dënon kreun e Bashkisë së Vaut të Dejës me 100 orë punë në interes publik

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » Balla: Të miratojmë ligjin për financimin e partive dhe depolitizojmë komisionet. Bylykbashi: Të zgjatet afati i Komisionit
    Politike

    Balla: Të miratojmë ligjin për financimin e partive dhe depolitizojmë komisionet. Bylykbashi: Të zgjatet afati i Komisionit

    November 26, 2026

    Mazhoranca dhe opozita debatoi sot në Kuvend lidhur me afatet e komisionit të posaçëm të Reformës Zgjedhore, mandati i së cilit përfundon në 30 nëntor.

    Bashkëkryetari i komisionit të posaçëm për Reformën Zgjedhore, deputeti i Partisë Demokratike Oerd Bylykbashi kërkoi sërish sot shtyrjen e mandatit të komisionit me argumentin se duhen pritur rekomandimet e OSBE/ODIHR-it.

    “Sot ka ardhur Komisioni i Venecias, pak më vonë kemi takim me ta për të diskutuar dhe për të na dhënë asistencë. Për fat të keq shkresa juaj i ka keqdrejtuar, pasi ju keni kërkuar  asistencë vetëm për ligjin e financimit të partive politike. Ndërkohë vendimi i komisionit me konsensus ka qenë për t’i marrë rekomandime për të gjitha paketat, mbi të gjitha për ndarjen e shtetit nga partia”, u shpreh Bylykbashi.

    Sipas tij, OSBE/ODIHR është përgjigjur dhe kërkon të dijë nëse do të zgjatet mandati i komisionit në mënyrë që të ofrojë asistencën e vetë.

    “Ajo që keni sjellë sot për ndarjen territoriale nuk është rekomandim i OSBE/ODIHR. Për më tepër, çështja po dërgohet në Gjykatë Kushtetuese. Së dyti, ligji ‘Për financimin e partive politike’ nuk është rekomandimi i OSBE/ODIHR. Ligji për financimin e partive politike është jashtë procesit zgjedhor, madje edhe po të miratohet sot nga parlamenti do të zbatohet në datën 10 maj 2027. Pyetja që kërkon Komisioni Europian është çfarë do të bëhet me konsensus dhe me urgjencë për rekomandimet e OSBE/ODIHR deri më 9 maj 2027”, tha Bylykbashi.

    Ndërkohë, kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, u shpreh se komisioni i posaçëm është ngritur sipas një formule të vjetër tradicionale dhe të dakordësuar mes palëve.

    “Ju kemi dhënë të drejtën e vetos ju si bashkëkryetarë për gjithçka, që nga rendi i ditës e deri tek marrja e vendimeve. Komisioni i posaçëm e ka afatin deri në datë 30 nëntor. Pas datës 30 ju nuk e keni më të drejtën për të marrë peng agjendën tonë europiane. Ndaj uluni sot, nesër, pasnesër, punoni me seriozitet por mandati nuk shtyhet”, iu drejtua Balla Bylykbashit.

    Balla kërkoi depolitizimin e komisioneve zgjedhore, miratimin e ligjit për financimin e partive politike dhe zgjerimin e përdorimit të teknologjisë në proceset zgjedhore, në prag të zgjedhjeve vendore të 9 majit 2027.

    “Depolitizimi i komisioneve zgjedhore është një detyrim që ia ka Shqipëria shqiptarëve në radhë të parë, pastaj edhe ndërkombëtarëve që na e kanë vënë si detyrë. Koha kur partitë politike vetë votojnë e vetë numërojnë duhet të marri fund njëherë e përgjithmonë. E kemi një formulë të dakordësuar prej 7 vitesh: në nivel të përfaqësuesve tanë, 2 ekspertë ndër më të mirët që kemi njëri bashkëkryetar nga ana jonë dhe tjetri bashkëkryetar nga ana juaj, dhe të ecim përpara”, theksoi Balla.

    Kreu i grupit parlamentar të PS-së propozoi gjithashtu që numërimi i votave të bëhet në qendrat e votimit, në mënyrë që rezultatet të mësohen brenda natës.

    Financimi ligji partive Taulant Balla
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Balla: Të miratojmë ligjin për financimin e partive dhe depolitizojmë komisionet. Bylykbashi: Të zgjatet afati i Komisionit

    November 26, 2026

    Dita e dytë e Konferencës së Investitorëve, ambasadorja e BE: Anëtarësimi sjell rritje dhe qëndrueshmëri ekonomike, qeveritë të përshpejtojnë reformat

    November 26, 2026

    Fajtor për korrupsion në zgjedhje/ GJKKO dënon kreun e Bashkisë së Vaut të Dejës me 100 orë punë në interes publik

    November 26, 2026

    Mashtruan të huajt me investime online, 3 të arrestuar në Kosovë, sekuestrohen mbi 1 milion euro pasuri

    November 26, 2026
    Mos e humb
    Aktualitet October 16, 2026

    Kaos në aeroportin e Rinasit administruar nga Kastrati! 10 fluturime të anuluara drejt Italisë, pasagjerët pa informacion

    Kaos dhe pakënaqësi në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit, i cili administrohet nga Kastrati Group, ku…

    Çfarë pritet? Ilegaliteti “ngrin” prej 10 ditësh në Shqipëri! Mbyllen bastet dhe Call Centerat, bien transaksionet me Kriptomonedha

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

    Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

    Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.