Presidenti amerikan Donald Trump dhe sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, kanë zhvilluar një takim në rezidencën Mar-a-Lago në Florida, ku në qendër të diskutimeve kanë qenë lufta në Ukrainë, konflikti me Iranin dhe rritja e shpenzimeve të mbrojtjes nga vendet anëtare të Aleancës.
Takimi u zhvillua pa praninë e medias, ndërsa Shtëpia e Bardhë e cilësoi atë si një takim shumë të mirë.
Bisedimet vijnë në një moment të ndërlikuar për sigurinë ndërkombëtare, kur SHBA dhe aleatët evropianë po diskutojnë ndarjen e barrës financiare të mbrojtjes dhe mënyrën se si duhet të përballen me kërcënimet nga Rusia dhe zhvillimet në Lindjen e Mesme. Për NATO-n, çështja e financimit të mbrojtjes mbetet një prej temave kryesore të debatit transatlantik.
© SYRI.net
Izraeli godet sërish Gazën, 8 palestinezë të vrarë, mes viktimave edhe një çift bashkëshortësh
Tragjedi në brigjet e Ibizës, përmbyset cisterna me 8.2 milionë litra naftë, humb jetën një anëtar i ekuipazhit
Anija e mbytur 73 vite më parë dyshohet se po ndot me naftë brigjet e Kalifornisë, gjenden 65 shpendë të prekur