Ndahet nga jeta në moshën 76-vjeçare ish-deputeti i PS, Ylli Ziçishti

26 Nëntor 2026 | 12:23

Është ndarë nga jeta mjeku i njohur dhe ish-deputeti i PS, Ylli Ziçishti. Ziçishti ishte një mjek kirurg i njohur për kontributin e tij në sistemin shëndetësor, por edhe për historinë e familjes së tij, të goditur nga represioni i regjimit komunist.

Ai lindi më 15 shkurt 1950 në Tiranë, ndërsa rrënjët familjare i ka nga fshati Ziçisht i Devollit. Është djali i Mihallaq Ziçishtit, ish-zyrtar i lartë i regjimit komunist, dhe nipi i Llambi Ziçishtit, ish-ministër i Shëndetësisë, i cili u arrestua dhe u ekzekutua në vitin 1983, pas akuzave në kuadër të goditjes së grupit të Mehmet Shehut.

Në vitin 2013, Ylli Ziçishti hyri në politikë si përfaqësues i Partisë Socialiste, duke u zgjedhur deputet në Kuvendin e Shqipërisë për qarkun e Korçës, në zonën e Devollit. Mandatin parlamentar e mbajti deri në vitin 2017.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Arrestohet 27-vjeçari në Tiranë, i gjendet armë zjarri në kroskotin e makinës

Një 27-vjeçar ka rënë në prangat nga policia gjatë mbrëmjes së djeshme në Tiranë, pasi në automjetin me të cilin lëvizte iu gjet një armë...
12:24 | 26/11/2026

Braçe: Buxheti dhe paketa fiskale rrit pagat dhe pensionet! Bazohet në programin e Qeverisë

Deputeti socialist Erion Braçe ka prezantuar në seancën plenare të Kuvendit raportin dhe ndryshimet e bëra nga Komisioni për Ekonominë, Financat dhe Punësimin për paketën...
12:14 | 26/11/2026

GJKKO shpall vendimin për Kristian Shkrelin, vendos dënimin me 100 orë punë në interes publik

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, GJKKO, ka shpallur ditën e sotme vendimin për kryebashkiakun e Vaut të Dejës, Kristian Shkreli, i...
11:50 | 26/11/2026