Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me ato të Komisariatit të Policisë Nr. 3, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë në fushën e armëmbajtjes pa leje, finalizuan operacionin policor të koduar “Befasia”. Si rezultat i operacionit, në rrugën “Dine Hoxha”, u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit K. H., 27 vjeç, banues në Tiranë.