E trishtë/ Ndahet nga jeta ish-deputeti i PS-së, Ylli Ziçishti

Është ndarë nga jeta mjeku i njohur dhe ish deputeti i PS, Ylli Ziçishti. Lajmin e trishtë e ka bërë të ditur deputeti i Partisë Socialiste, Taulant Balla, përmes një reagimi në rrjetet sociale.

“U kujdes gjithë jetën për shëndetin e të tjerëve, por sot zemra i pushoi përgjithmonë mjekut të madh dhe kolegut të veçantë Ylli Ziçishti. U prehsh në paqe Ylli ynë”, shkruan Balla.

Të lidhura

None found

Ylli Ziçishti lindi më 15 shkurt 1950 në Tiranë, ndërsa origjinën familjare e kishte nga Devolli. Ai ishte i biri i Mihallaq Ziçishtit dhe nipi i Llambi Ziçishtit.

Ziçishti ia kushtoi jetën profesionit të mjekut, të cilin e ushtroi që prej vitit 1973. Me fokus në kirurgjinë vaskulare, ai ndërtoi një karrierë të gjatë në sistemin shëndetësor shqiptar, duke kryer edhe specializime në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Gjatë karrierës së tij shërbeu edhe në qytetin e Tepelenës, ndërsa një pjesë të rëndësishme të aktivitetit profesional e zhvilloi në Spitalin Universitar “Nënë Tereza” në Tiranë. Aty drejtoi për 16 vite shërbimin e Urgjencës, duke qenë në kontakt të vazhdueshëm me pacientët dhe rastet e vështira mjekësore.

Pas një karriere të gjatë në mjekësi, Ylli Ziçishti u angazhua edhe në politikë. Ai përfaqësoi zonën e Devollit në Kuvendin e Shqipërisë gjatë legjislaturës 2013–2017, si deputet i Partisë Socialiste.

Pas përfundimit të mandatit parlamentar, ai iu rikthye profesionit të mjekut, duke punuar edhe në Spitalin Universitar “Shefqet Ndroqi” në Tiranë, ku vijoi të ushtronte profesionin e tij.


Shtuar më 26.11.2026 12:26

Quantcast
grandpashabet güncel girişBursa Escortgrandpashabet güncel girişjojobet girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetdeneme bonusucasinofast güncel girişmarsbahisonline notarystarzbetgiftcardmall/mygiftbetkomextrabetultrabetgrandpashabet girişTürk İfşajojobet girişjojobetmatbetbahis sitelericasino sitelerigüvenilir bahis sitelerijojobetSahabetjojobetjojobetForum zamparalargüvenilir bahis sitelerigrandpashabet kıbrısCasibomCasibomCasibom GirişCasibom Girişjojobet girişjojobetjojobetmarsbahismarsbahisSon Dakikablack jack insurancejojobet güncel girişjojobet girişjojobetjojobetjojobet günceljojobet güncel girişjojobet girişcasibomcasipopcasibom girişcasipop giriş