Kanye West dhe Bianca Censori duket se po përgatiten të rinovojnë betimet e tyre martesore, gati katër vite pas martesës sekrete. Planet e çiftit janë zbuluar krejt rastësisht nga një familjare e arkitektes australiane, e cila ka treguar se ceremonia mund të mbahet muajin e ardhshëm jashtë vendit.

Bëhet fjalë për Kelly-n, tezen e Bianca Censorit, e cila zbuloi planet gjatë një telefonate në emisionin radiofonik të mëngjesit “Fifi, Fev & Nick”, në Melbourne. Ajo ishte pjesë e rubrikës “Me kë je i lidhur?”, ku tregoi lidhjen e saj familjare me bashkëshorten e reperit amerikan. “Unë jam e lidhur me Bianca Censorin, kështu që Kanye është nipi im nga martesa. Ai është atje, kjo është e sigurt”, u shpreh ajo.

Gjatë bisedës, Kelly zbuloi se disa anëtarë të familjes Sensori po përgatiten të udhëtojnë jashtë vendit muajin e ardhshëm për të marrë pjesë në ceremoninë e rinovimit të betimeve martesore. “Shumë nga anëtarët e familjes sonë do të shkojnë jashtë vendit për dasmën e tyre muajin tjetër. Ata janë të martuar, por po rinovojnë betimet martesore. Unë nuk jam ftuar”, tha ajo duke qeshur.

Megjithatë, ende nuk dihen detaje të tjera për ceremoninë, përfshirë vendin ku do të zhvillohet dhe personat që do të jenë të pranishëm. As Kanye West dhe as Bianca Censori nuk kanë bërë një konfirmim publik lidhur me planet e tyre.

Çifti u martua në dhjetor të vitit 2022, në një ceremoni private, larg vëmendjes së mediave.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: