Real Madridi vazhdon të jetë lider i padiskutueshëm në renditjen e Ligës së Kampionëve, duke i fituar të pesë ndeshjet e para dhe duke grumbulluar 15 pikë.
“Los Blancos” kanë shënuar 18 gola dhe kanë pësuar tetë, duke konfirmuar formën e shkëlqyer.
Në vendin e dytë renditet PSG me 13 pikë, ndërsa surpriza më e madhe e këtij sezoni është Como, që ka katër fitore në pesë ndeshje dhe 12 pikë, duke u pozicionuar në vendin e tretë.
Po me 12 pikë janë edhe Barcelona, Liverpooli dhe Betisi.
Arsenali mban vendin e shtatë me 11 pikë, ndërsa Manchester City, Sporting dhe Dortmundi kanë nga 10 pikë.
Aston Villa dhe Interi ndajnë pozitat e 11-ta dhe 12-ta me nga nëntë pikë.
Bayern Munich renditet në vendin e 15-të me tetë pikë, ndërsa Fenerbahçe ka po aq pikë në pozitën e 16-të.
Atletico Madridi, Manchester Unitedi dhe Bodo/Glimt kanë nga shtatë pikë.
Në pjesën e poshtme të tabelës, Napoli është vetëm në vendin e 28-të me katër pikë, ndërsa AEK-u, Feyenoord, Sabah dhe Lens kanë nga tri pikë.
Slavia Praga ka vetëm një pikë, kurse Slovan Bratislava mbetet skuadra e vetme pa pikë pas pesë xhirove, me pesë humbje dhe golaverazh 1-19.


© SYRI.net
I përzgjedhur nga FSHF për shortin/ Bekim Balaj rikthehet në Beograd pas 12 viteve, vendosen këngë shqiptare
Jannik Sinner operohet me sukses, ja kur pritet rikthimi i tenistit italian
Hero i Fenerbahçes ndaj Shakhtarit, Vedat Muriqi ia dedikon bashkëshortes çmimin ‘Lojtari i Ndeshjes’Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: