GJKKO ka dhënë sot vendimin për kryebashkiakun e Bashkisë së Vaut të Dejës, Krisitian Shkreli, i akuzuar për korrupsion në zgjedhje.
Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, bën me dije se GJKKO se Shkreli u dënua me q vit burg për akuzën “korrupsion aktiv në zgjedhje”, që u konvertua në 100 orë punë në komunitet.
Në përfundim të shqyrtimit të provave, SPAK i kishte kërkuar gjykatës shpalljen fajtor të Shkrelit për veprën penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”. Prokuroria kërkoi dënimin me 1 vit burg, si dhe ndalimin e ushtrimit të funksioneve publike për një periudhë 5-vjeçare.
Kristjan Shkreli u mor i pandehur nga SPAK, pasi dyshohet se gjatë zgjedhjeve parlamentare të 11 majit ka ndikuar në mënyrë të paligjshme në vota në favor të Partisë Socialdemokrate të Shqipërisë.
