Ministria e Financave ka njoftuar se më 3 dhjetor do të zhvillohet ankandi i trembëdhjetë i letrave me vlerë për vitin 2026.
Në kuadër të këtij ankandi, shteti do të emetojë obligacione me afat maturimi dyvjeçar, me vlerë totale prej 20 milionë euro.
Të lidhura
None found
Sipas Ministrisë, investimi në këto obligacione mbështetet nga Ligji për Borxhin Shtetëror dhe Garancitë Shtetërore, ndërsa norma e interesit, e përcaktuar nga tregu, mbetet e pandryshueshme gjatë gjithë periudhës dyvjeçare.
Të ardhurat që vijnë nga interesi i obligacioneve janë plotësisht të përjashtuara nga tatimi.
Ministria u ka bërë thirrje personave të interesuar për të marrë pjesë në ankand që të kontaktojnë bankat komerciale në Kosovë për informacione dhe hapat e nevojshëm për blerjen e letrave me vlerë.






