Serbia shpall datën e zgjedhjeve presidenciale, qytetarët votojnë më 27 dhjetor
Serbia do të mbajë zgjedhjet presidenciale më 27 dhjetor 2026. Vendimi është nënshkruar nga kryetari i Kuvendit Popullor, Aleksandër Çupiç, i cili u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në votime.
“Iu bëj thirrje të gjithë qytetarëve të Republikës së Serbisë të jenë të përgjegjshëm dhe të shkojnë në votime më 27 dhjetor, në mënyrë që vullneti i popullit të nxjerrë një president me legjitimitet të fortë”, deklaroi Çupiç.
Zgjedhjet janë shpallur pas dorëheqjes së ish-presidentit Aleksandër Vuçiç, i cili më 27 shtator njoftoi largimin e tij për t’i hapur rrugë pjesëmarrjes në zgjedhjet parlamentare.
Sipas njoftimit, zgjedhjet presidenciale duhet të shpallen jo më herët se 60 ditë dhe jo më vonë se 30 ditë përpara datës së votimit.
Ndërkohë, ende nuk janë bërë të ditur emrat e kandidatëve për president. Po ashtu, Serbia vijon të jetë pa një qeveri të re, pas zgjedhjeve parlamentare, të cilat u fituan nga Lista e Studentëve.




