Kuvendi i Kosovës emëron anëtarët e rinj të Bordit të RTK-së, ja kush janë

Dy anëtarë të rinj u zgjodhën sot në Bordin e Radiotelevizionit të Kosovës nga Kuvendi i vendit. Ndërkohë, për dy vendet e caktuara për përfaqësuesit e komunitetit shqiptar, procedura do të rifillojë nga zero me hapjen e një thirrjeje të re publike.

Nga radhët e komunitetit serb, Ana Kostiç mori mandatin dyvjeçar si anëtare e Bordit të RTK-së, ndërsa Aldin Shabani u zgjodh me po të njëjtin mandat dyvjeçar si përfaqësues i komuniteteve të tjera joshumicë.

Të lidhura

None found

Kryetarja e Kuvendit njoftoi gjatë seancës emrat e kandidatëve që u propozuan për bordin e RTK-së nga komunitetet joshumicë.

Në procesin e votimit, sipas raportit të Komisionit Zgjedhor, morën pjesë gjithsej 96 deputetë.

Ana Kostiç siguroi 52 vota, duke lënë pas kandidaten tjetër Tamara Jorgiq e cila mori 30 vota. Në garën për vendin e komuniteteve të tjera joshumicë, Aldin Shabani fitoi me 70 vota, ndërsa Zylejha Mustafa u ndal në 16 vota.

Lidhur me këtë proces, kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, deklaroi se Kuvendi votoi për Komisionin Zgjedhor.

Haxhiu: Kuvendi miratoi komisionin ad hoc, komisionin zgjedhor

“Me 72 vota. 73 vota për, asnjë kundër, asnjë abstenim. Konstatoj se Kuvendi votoi komisionin ad hoc. Komisionin zgjedhor” tha Haxhiu.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Egzon Azemi, ishte ai që bëri publike rezultatet e votimit.

“Gjithsej kanë votuar 96 deputetë, ndërsa të pavlefshme janë 9 fletëvotime. Ana Kostiç, nga komuniteti serb, ka fituar 52 vota, ndërsa Tamara 13 vota. Ndërkohë, kandidatja e propozuar nga komunitetet joshumicë, Zyleha Ustaibo Mecihan, ka fituar 16 vota, ndërsa Aldin Shabani ka marrë 10 vota”, tha Azemi.

Sa u përket dy vendeve të komunitetit shqiptar në Bordin e RTK-së, shpallja do të përsëritet, ndërsa mandati i anëtarëve u vendos me short.


Shtuar më 26.11.2026 13:01

Quantcast
grandpashabet güncel girişBursa Escortgrandpashabet güncel girişjojobet girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetdeneme bonusucasinofast güncel girişmarsbahisonline notarystarzbetgiftcardmall/mygiftbetkomextrabetultrabetgrandpashabet girişTürk İfşajojobet girişjojobetmatbetbahis sitelericasino sitelerigüvenilir bahis sitelerijojobetSahabetjojobetjojobetForum zamparalargüvenilir bahis sitelerigrandpashabet kıbrısCasibomCasibomCasibom GirişCasibom Girişjojobet girişjojobetjojobetmarsbahismarsbahisSon Dakikablack jack insurancejojobet güncel girişjojobet girişjojobetjojobetjojobet günceljojobet güncel girişjojobet girişcasibomcasipopcasibom girişcasipop giriş