Ish-kryetarja e Kuvendit dhe ish ministrja e Jashtme, Elisa Spiropali është zhvendosur në fund të sallës së Parlamentit, në krahun ku qëndrojnë deputetët e opozitës.
Ky ndryshim në pozicionimin e saj në sallën e Kuvendit vjen pas përjashtimit nga Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste.
Spiropali, e cila deri më tani ka qenë pjesë e grupit parlamentar të mazhorancës, tashmë është pozicionuar në një pjesë tjetër të sallës, larg vendeve ku qëndrojnë deputetët socialistë.












