E enjte, 26 nëntor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK PUBLIK
Komisioni i Venecias zbarkon në Tiranë, në fokus financimi i partive politike dhe transparenca
Lajme

Komisioni i Venecias zbarkon në Tiranë, në fokus financimi i partive politike dhe transparenca

Me ftesë të Kryetarit të Kuvendit Niko Peleshi, pas kërkesës së Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore, dy ekspertë të Komisionit të Venecias zhvilluan të enjten takime pune në Tiranë.

Ekspertët Michael Janseen dhe Adrià Rodríguez-Pérez u takuan fillimisht me grupin e ekspertëve të komisionit të reformës me të cilët diskutuan mbi draftin e hartuar mbi Projektligjin e ri për Financimin e Partive Politike.

Drafti i rishikuar, mbi të cilin ekspertët zhvilluan diskutimet, ka marrë në konsideratë rekomandime nga organizatat e shoqërisë, partitë politike dhe opinionet e para të ODIHR-it dhe Komisionit të Venecias.

Diskutimi i sotëm u përqëndrua tek optimizimi i përmbajtjes së këtij drafti, në frymën e rekomandimeve të dhëna, me synim rritjen e transparencës në financimin e subjekteve politike në periudhën jashtë zgjedhjeve ndërsa periudha elektorale do të trajtohet më vete në Kodin Zgjedhor.

Pas takimit me ekspertët e komisionit, dy përfaqësuesit të Komisionit të Venecias u pritën dhe nga bashkëkryetarët e Komisionit të Posaçëm Parlamentar Damian Gjiknuri dhe Oerd Bylykbashi.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.