Rajoni

“Të kthehen sa më parë në Kosovë”, Kryetarja e Kuvendit kërkon drejtësi për ish-krerët e UÇK-së në Hagë

Në prag të Ditës së Forcës së Sigurisë së Kosovës, që shënohet më 27 nëntor, Kryetarja e Kuvendit Albulena Haxhiu, ka rikthyer në vëmendje sakrificën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe kontributin e saj në rrugën drejt lirisë.

Gjatë një fjalimi në Kuvend, Haxhiu theksoi lidhjen mes FSK-së dhe trashëgimisë së UÇK-së, duke kujtuar gjithashtu sakrificën e dëshmorëve dhe ngjarjet historike të muajit nëntor, të cilat shënuan një kapitull të rëndësishëm të rezistencës shqiptare kundër forcave serbe.

Një pjesë të fjalës së saj, Kryeterja e Kuvendit ia kushtoi edhe ish-krerëve të UÇK-së që po përballen me proces gjyqësor në Hagë.

Haxhiu e cilësoi mbajtjen e tyre në Hagë si të padrejtë, duke kërkuar që drejtësia të vihet në vend dhe ata të kthehen sa më parë në Kosovë.

 

 

JavaScript is required for tabnav widget to work properly.