Projektligji më i rëndësishëm i ekonomisë shqiptare së bashku me paketën fiskale ka kaluar këtë të enjte në kuvend për të marrë dritën jeshile në një seancë maraton. Me një vlerë pritet të kaloj 10 miliardë euro më e madhja në historinë e shqipërisë, buxheti së bashku me ndryshimet fiskale mori miratimin në cdo komision parlamentar së bashku dhe me një sër ndryshimesh. Duke nisur nga shtesa në fonde, rialokime dhe apo dhe shtim punonjësish mbi 1.8 miliardë lekë këto janë kërkesat që janë pranuar në komisionet parlamentare. Nga Avokati i Popullit te Prokuroria e Përgjithshme, KLGJ, ILD, KPP, KQZ, Autoriteti i Konkurrencës dhe INSTAT janë disa nga institucionet të cilat kanë kërkuar staf dhe fonde shtesë.