Droni Apex Recordhunter, i zhvilluar nga kompania gjermane Quantum Systems, ka vendosur rekord botëror të shpejtësisë për mjetet ajrore me bateri, duke arritur 727 km/h.

Kompania e bëri të ditur këtë arritje për median Militarnyi. Fluturimi rekord u realizua në një bazë ushtarake në Gjermani, transmeton Telegrafi.


Shpejtësia u verifikua nga ekspertë të pavarur në vendngjarje, të cilët përdorën matje GPS dhe i krahasuan të dhënat me regjistruesin e fluturimit të dronit. Rezultati u regjistrua më pas në platformën Drone World Records.

Raportimet e mëparshme kishin bërë të ditur se Apex Recordhunter kishte arritur shpejtësinë prej 777 km/h gjatë stërvitjeve Forward Edge 26. Droni e kishte arritur këtë shpejtësi brenda 27 sekondash, gjatë një fluturimi njëkahësh, ndërsa shpejtësia maksimale e regjistruar kishte qenë 795 km/h.

Në përpjekjen e fundit për rekord, droni përshkoi një distancë prej 100 metrash fillimisht në një drejtim dhe më pas në drejtimin e kundërt. Shpejtësia mesatare e regjistruar në të dyja kalimet ishte 727 km/h.

Apex Recordhunter u zhvillua nga njësia eksperimentale N3XT e Quantum Systems, me qëllim testimin e teknologjive për kapjen e mjeteve ajrore me shpejtësi të lartë.

Kompania ka integruar tashmë disa prej teknologjive të zhvilluara në sistemin e saj kundërdron Skyron.

Disa ditë më parë, një rekord kombëtar për shpejtësinë e dronëve interceptues ishte vendosur edhe në Ukrainë, nga droni WIY SPYS UAV, i zhvilluar nga Quantum WIY Industries.

Me një simulues të kokës luftarake të montuar, droni arriti shpejtësinë prej 520 km/h, ndërsa pa të regjistroi 527.5 km/h. Në të dy konfigurimet, piloti kreu fluturime si në drejtim të erës, ashtu edhe kundër saj. /Telegrafi/

A kilometre in just under five seconds. World record.That is 727 km/h, on battery power. Our N3XT team set it over two runs, one in each direction, as an official record requires.The record is… | Quantum Systems | 14 comments

A kilometre in just under five seconds. World record.That is 727 km/h, on battery power. Our N3XT team set it over two runs, one in each direction, as an official record requires.The record is… | Quantum Systems | 14 comments www.linkedin.com


A kilometre in just under five seconds. World record.That is 727 km/h, on battery power. Our N3XT team set it over two runs, one in each direction, as an official record requires.The record is not the end of it. We'll keep pushing what is physically possible.↳ Part 01 of the APEX series premieres on YouTube today at 5 p.m. CET. Link in the comments. | 14 comments on LinkedIn