Reforma zgjedhore, 2 ekspertë të Komisionit të Venecias në Tiranë! Takohen me ekspertët e Komisionit

26 Nëntor 2026 | 13:13

Dy ekspertë të Komisionit të Venecias këtë të enjte kanë zhvilluar takime pune në Tiranë. Takimet u zhvilluan pas kërkesës së Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore dhe ftesës së Kryetarit të Kuvendit Niko Peleshi i cili i dërgoi letër Presidentes së Komisionit të Venecias.

Ekspertët Michael Janseen dhe Adria Rodriguez-Perez u takuan fillimisht me grupin e ekspertëve të komisionit të reformës me të cilët diskutuan mbi draftin e hartuar mbi Projektligjin e ri për Financimin e Partive Politike.

Drafti i rishikuar, mbi të cilin ekspertët zhvilluan diskutimet, ka marrë në konsideratë rekomandime nga organizatat e shoqërisë, partitë politike dhe opinionet e para të ODIHR-it dhe Komisionit të Venecias.

Diskutimi i sotëm u përqëndrua tek optimizimi i përmbajtjes së këtij drafti, në frymën e rekomandimeve të dhëna, me synim rritjen e transparencës në financimin e subjekteve politike në periudhën jashtë zgjedhjeve ndërsa periudha elektorale do të trajtohet më vete në Kodin Zgjedhor.

Pas takimit me ekspertët e komisionit, dy përfaqësuesit të Komisionit të Venecias u pritën dhe nga bashkëkryetarët e Komisionit të Posaçëm Parlamentar Damian Gjiknuri dhe Oerd Bylykbashi.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Forumi i Investimeve BE-Ballkani Perëndimor, Hoxha: Zgjerimi dhe integrimi ekonomik, pjesë e të njëjtit projekt europian

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, mbajti një fjalë në Forumin e dytë të Investimeve BE-Ballkani Perëndimor, që zhvillohet në Tiranë nën...
13:02 | 26/11/2026

Pas përjashtimit nga PS, Spiropalit i caktohet vendi në rreshtin e fundit, në krahun e opozitës (VIDEO)

Pas përjashtimit nga Partia Socialiste, deputetes Elisa Spiropali i është ndryshuar vendi në sallën e Kuvendit. Deputetja është zhvendosur në rreshtin e fundit, në krahun...
12:48 | 26/11/2026

Situata nga reshjet në Qarkun Shkodër, probleme me energjinë në Vaun e Dejës dhe në Malësi të Madhe

Edhe këtë të enjte, në të gjithë territorin e Qarkut Shkodër vijojnë reshjet e shiut, kryesisht me intensitet mesatar. Ndërkohë, raportohet se situata paraqitet përgjithësisht...
12:33 | 26/11/2026