Presidenti amerikan, Donald Trump, dhe shefi i NATO-s, Mark Rutte, thanë se Rusia duhet të shmangë veprimet që “e zgjerojnë luftën” në Ukrainë. Kështu u tha në një deklaratë të përbashkët të publikuar pas takimit që udhëheqësit zhvilluan në Floridë. Takimi, të cilin e cilësuan si “të jashtëzakonshëm” dhe “shumë me ndikim”, u përqendrua në luftërat në Ukrainë dhe Iran, u tha në deklaratën e Shtëpisë së Bardhë, të publikuar pas bisedimeve me dyer të mbyllura në resortin Mar-a-Lago të Trumpit. “Ne diskutuam po ashtu për rëndësinë që Rusia të shmangë çdo veprim që, me apo pa qëllim, e zgjeron luftën, si dhe për rëndësinë e arritjes sa më të shpejtë të një zgjidhjeje paqësore të luftës”, u tha në njoftim.