Thursday, November 26, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

SPAK çon për gjykim grupin e Igli Kamberit për trafik droge e pastrim parash, zbulohet kyç e shoqja

timoni.al by timoni.al
November 26, 2026
in AKTUALITET, KRYESORE, LAJME, Lajmi Fundit
0
SPAK çon për gjykim grupin e Igli Kamberit për trafik droge e pastrim parash, zbulohet kyç e shoqja
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

SPAK ka dërguar për gjykim në Gjykatën e Posaçme dhjetë persona, të dyshuar si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal që vepronte mes Shqipërisë dhe Italisë, i përfshirë në trafikimin e lëndëve narkotike, pastrimin e parave dhe vepra të tjera të rënda penale, përfshirë vrasjet me dashje. Hetimet u kryen nga një skuadër e përbashkët mes SPAK-ut dhe Prokurorisë së Posaçme Antimafia (DDA) të Barit, me mbështetjen e Eurojust.

Sipas hetimeve, në qendër të skemës ishte Igli Kamberi, i cili menaxhonte aktivitetin e trafikimit të drogës në Itali dhe caktonte destinacionet e parave të përfituara. Ergys Kastrati, i njohur si “Bishja”, dyshohet se shërbente si furnizues dhe ndërlidhës, duke organizuar marrjen e parave në Itali. Bashkëshortja e Kamberit, Nevila Kamberi, administronte arkën e grupit dhe vendoste për shumave që do të transferoheshin, personat që do t’i transportonin dhe destinacionet në Shqipëri.

Paratë e fituara nga shitja e drogës në Itali transportoheshin drejt Shqipërisë përmes një mekanizmi të organizuar dhe të koordinuar. Grupi përdorte kryesisht shoferë të transportit ndërkombëtar dhe korrierë për të shmangur kontrollet dhe gjurmimin, duke fshehur shumën në automjete ose mes sendeve të zakonshme, si veshje të përdorura. Transportuesit shpërbloheshin me një përqindje të shumave të transferuara.

SPAK dokumentoi një rast konkret: më 14 nëntor 2024, në Pikën e Kalimit Kufitar të Murriqanit u sekuestruan 680.595 euro të fshehura në një hapësirë të përshtatur në një automjet “Mercedes-Benz” me targa AB216RE, të drejtuar nga Lefter Nelaj.

Dosja hetimore përshkruan role të tjera të përcaktuara: Edi Brahaj koordinonte zbatimin e porosive dhe kontrollonte transportuesit; Bardhok Gjergji përcillte porositë; Lefter Nelaj ishte transportues dhe raportonte për shumën; Dituri Buzi bashkëpunonte me Nevila Kamberin dhe Saimir Pirrën në transferime dhe ishte në dijeni të origjinës së parave; Saimir Pirra ka transportuar fizikisht shuma në dy episode të dokumentuara; Sokol Fusha kalonte shuma të fshehura; Idajete Kurti dyshohet se ruante paratë përkohësisht në banesën e saj.

SPAK ka kërkuar gjykimin e: Igli Kamberit, Ergys Kastratit (alias Bishja), Nevila Kamberit, Idajete Kurtit, Bardhok Gjergjit, Lefter Nelajt, Edi Brahajt, Dituri Buzit, Saimir Pirrës dhe Sokol Fushës. Ata akuzohen për pastrim të produkteve të veprës penale, pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal dhe kryerje të veprave penale nga ky grup. Hetimet vijojnë në Shqipëri dhe Itali për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë.

Previous Post

51-vjeçari, koka e grabitësve të kasafortave në Tiranë, lihet në burg

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al