Egnatia merr një dhuratë suprizë përpara ndeshjes së Conference League Një Kupë Bote e ka fituar tashmë si trajner, ndërsa tani i ka ardhur radha të synojë një tjetër, këtë herë mbi një biçikletë. Lionel Scaloni ka siguruar kualifikimin për Kampionatin Botëror të çiklizmit, në garën Gran Fondo Siete Lagos, që zhvillohet në itinerarin mes San Martín de los Andes dhe Villa La Angostura.
Trajneri i Argjentinës përshkoi distancën prej 110 kilometrash për 2 orë, 51 minuta e 54 sekonda, duke zënë një vend të shkëlqyer në podium, me vendin e tretë në kategorinë M45-49, me numrin 897 në fanellën e garës. Një rezultat që i hap dyert e Botërorit, i cili do të zhvillohet nga 24 gushti deri më 5 shtator 2027.
‘Më pëlqen të pedaloj në rrugët e Buenos Airesit, sepse ndihem i lirë nga çdo shqetësim. Në fund të fundit, garon kundër vetes’-kanë qenë fjalët e tij. Pasioni i Scalonit për biçikletën ka lindur shumë kohë përpara famës së madhe të Scalonetës, edhe falë ish-tenistit të njohur Carlos Moyà. Nga pesë orët e garës Mallorca 312 deri te koha prej 3 orësh e 17 minutash në Gran Fondo Buenos Aires, me një biçikletë kuq e bardhë, të zbukuruar me stemën e kombëtares argjentinase dhe tri yje. Përpara se të siguronte kualifikimin për Botërorin e çiklizmit në Sallanches 2027, trajneri që e udhëhoqi për dore Messin drejt kulmit të karrierës së tij, kishte regjistruar tashmë rezultate mjaft të mira në botën e çiklizmit.
SË BASHKU ME AIMARIN, AYALAN DHE SAMUEL – Scaloni është përballur pa frikë edhe me Alto de Angliru, pranë La Vega-Riosa, në Spanjë, një ngjitje që arrin lartësinë prej 1.570 metrash. Madje, këtë e ka bërë ndërsa komunikonte me stafin e kombëtares argjentinase për të përgatitur ndeshjen kundër Bolivisë në stadiumin Hernando Siles, në lartësinë 3.600 metra mbi nivelin e detit. Ndërsa, në garën e mountain bike, ‘Desafío Río Pinto’, e zhvilluar në maj të vitit 2025, në La Cumbre, në provincën argjentinase të Kordobës, morën pjesë edhe Pablo Aimar, Roberto Ayala dhe ëalter Samuel, duke formuar një grup të vogël çiklistësh nga stafi i kombëtares argjentinase.
Top Channel