Protestat, Tabaku: Nuk keni turp që flisni për djegien e bizneseve, ju që po vidhni Shqipërinë

26 Nëntor 2026 | 14:12

Deputetja demokrate, Jorida Tabaku gjatë fjalës së saj në Kuvend ka folur lidhur me protestën e studentëve që zhvillohet prej muajsh. Tabaku akuzoi qeverinë dhe maxhorancën për mungesë reagimi ndaj dhunës policore dhe shkeljes së të drejtave të protestuesve.

“Të nderuar kolegë të paktë që jeni këtu në sallë. Për 170 ditë qytetarët janë në një protestë, në një protestë kombëtare. Të rinjtë janë në një protestë për të ardhmen e tyre.

Sot në fakt parlamenti ka vetëm një lajm të mirë që nuk është sigurisht miratimi i aktit normativ të tubimeve, është lajmi që ministri i Brendshëm doli nga shtetrrethimi dhe më në fund na foli për dhunën e policisë. Ky është lajmi i mirë.

Si kryetare e Komisionit të të Drejtave të Njeriut, i kam sjellë një kërkesë që ditët e para të protestës të vijë të raportojë dhe është zhdukur, është fshehur. Kemi shkuar në çdo komisariat, kemi qenë atje të gjithë deputetët e opozitës, kemi qenë në spital, kemi qenë në bllokun e sigurisë, por nuk kishte asnjë përfaqësues atje.

As ministri nuk ishte atje. Nuk ishte asnjë përfaqësues as nga maxhoranca atje për të parë se si u dhunuan të rinjtë. Të rinjtë protestojnë për të ardhmen e tyre. Protestojmë për një Shqipëri që po vidhet. Po a keni turp të flisni për djegien e bizneseve kur ju po e digjni përditë Shqipërinë? A keni turp ju që keni votuar Portën e Durrësit, që keni vjedhur pasurinë publike, ju që keni prishur Teatrin Kombëtar, të diskutoni sot për djegien e bizneseve?”, tha ajo ndër të tjera.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protestat studentore, Demo nga Kuvendi: Detyra e policisë ishte zbatimi i ligjit, ndërhyrja ishte proporcionale

Duke folur në Kuvend për situatën e krijuar mes policisë dhe protestuesve gjatë protestave në Tiranë, ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Demo, u shpreh...
14:09 | 26/11/2026

Trafiku i drogës në Shkodër, arrestohet 25-vjeçari! Sekuestrohen disa doza kokainë dhe kanabis

Një 25-vjeçar është vënë në pranga nga policia në qytetin e Shkodrës. Arrestimi i tij ka ardhur pasi ai shiste doza të lëndëve narkotike. Gjatë...
14:01 | 26/11/2026

Bardhi: PD kundërshton reformën territoriale në Gjykatën Kushtetuese, kërkon shfuqizimin dhe pezullimin e ligjit

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka depozituar të mërkurën në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për shfuqizimin e ligjit për ndarjen administrativo-territoriale, i cili redukton numrin e...
13:37 | 26/11/2026