Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Demo: Dhuna ndaj institucioneve e papranueshme, 9 efektivë policie të pezulluar gjatë protestave

    SPAK dërgon për gjykim 10 të pandehur për pastrim parash nga trafiku i lëndëve narkotike

    Sejko: 75% e eksporteve shqiptare drejt BE-së, partneri kryesor i investimeve

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » Demo: Dhuna ndaj institucioneve e papranueshme, 9 efektivë policie të pezulluar gjatë protestave
    Kryesore

    Demo: Dhuna ndaj institucioneve e papranueshme, 9 efektivë policie të pezulluar gjatë protestave

    November 26, 2026
    Screenshot

    Ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Demo, mbrojti sot reagimin e Policisë së Shtetit dhe masat e marra lidhur me situatën e protestave në Tiranë, ndërsa tha se është e pafalshme që opozita nuk dënoi dhunën.

    Gjatë fjalës së tij në Kuvend në lidhje me aktet normative, Demo u shpreh se e drejta për të protestuar është një e drejtë kushtetuese që duhet garantuar, por nënvizoi se ajo nuk duhet të shndërrohet në dhunë ndaj qytetarëve, punonjësve të policisë apo pronës publike dhe private.

    “Së pari, mua më vjen shumë keq që ne bëjmë sikur kemi një lloj filtri për sa i përket ngjarjeve që ndodhin në Tiranë dhe zgjedhim vetëm një pjesë të asaj çfarë ne shohim. Do të ishte, besoj, e pafalshme për çdo parti politike, e cila nuk dënon dhunën, pikë së pari, dhe aq më tepër për ditë të tëra nuk ka dhënë asnjë fjalë për ato ngjarje të rënda që kanë ndodhur në Tiranë.

    “Tani, për sa i përket emergjencës, duhet të kuptojmë që në momentin që akti normativ ka dalë, institucionet shtetërore, Policia e Shtetit, bizneset private, institucionet e pavarura, Gjykata e Lartë, Gjykata e Apelit, Banka e Shqipërisë, kanë qenë nën një sulm barbar. Nëse kjo është jo një situatë emergjente, unë nuk di se çfarë duhet të ndodhi në Tiranë për të kuptuar që dhuna që ushtrohet ndaj sistemit juridik, në fakt, është jashtë normalitetit”, tha Demo.

    Demo bëri të ditur se gjatë protestave janë pezulluar 9 punonjës policie, ndërsa 50 raste të tjera janë aktualisht nën hetim administrativ nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP).

    Sipas ministrit, Policia e Shtetit dhe AMP po bashkëpunojnë gjithashtu me prokurorinë për rastet e regjistruara lidhur me aktet e dhunës.

    “Patjetër që ka pasur raste kur persona, të cilët kanë kryer akte dhune janë shoqëruar, patjetër që ka pasur reagim nga forcat e policisë për të ruajtur rendin kushtetues dhe zbatuar ligjin. Sepse ajo është detyrë e Policisë së Shtetit kur ka shkelje të ligjit, duhet të veprojë në proporcionalitet dhe absolutisht ju garantoj që qëndrimi im si Ministri i Brendshëm ka qenë konstant që në ditën 1, që Policia e Shtetit duhet të zbatojë ligjin, Policia e Shtetit duhet të tregojë masa proporcionale në reagim dhe në ato raste kur ka pasur tejkalim të proporcionalitetit, ne kemi marrë masat e duhura.

    “Mos të harrojmë që janë pezulluar 9 punonjës policie gjatë protestave. Mos të harrojmë që sot që ne flasim, agjencia për sa i përket kontrollit mbi Policinë e Shtetit ka 50 raste të cilat janë duke u hetuar nga pikëpamja administrative. E mos të harrojmë në të njëjtën kohë që Policia e Shtetit, dhe AMP-ja, janë duke bashkëpunuar me prokurorinë për raste të cilat janë regjistruar në prokurori për aktet e dhunës”, tha ai.

    Demo tha se qëndrimi i tij që nga dita e parë ka qenë që policia të zbatojë ligjin me masa proporcionale dhe të ndëshkojë tejkalimet, duke shtuar se ligji vlen njësoj si për punonjësit e policisë, ashtu edhe për qytetarët.

    “Kjo është përgjegjësia politike e imja si ministër, por patjetër edhe e qeverisë shqiptare. Por ne ligjin duhet ta kërkojmë që të zbatohet nga të gjithë. Unë nuk diferencoj një punonjës policie që mban uniformën e Policisë së Shtetit, i cili mund të shkelë ligjin, nga një qytetar që shkel ligjin. Ligji është i barabartë për të dy. Kur flasim për të drejtën të protestuar, dhe e kam shprehur shpesh herë, dhe në fakt e besoj fort që detyra e Policisë së Shtetit është për të garantuar të drejtën e çdo qytetari që të protestojë paqësisht, por duhet të jemi të qartë: të protestojë paqësisht, mos të dhunojë as individë që ecin në rrugë, mos të dhunojnë as pronën private, mos të dhunojnë Policinë e Shtetit, mos të dhunojnë institucionet shtetërore apo ato të pavarura”, tha ai.

    Ministri u ndal edhe te qëndrimi i opozitës ndaj dhunës gjatë protestave, duke e kritikuar për mungesë reagimi dhe dënimi publik të akteve të dhunshme.

    “Nëqoftëse ne biem dakord për këtë, qytetarët kanë të gjithë të drejtën për të protestuar për çdo gjë kundër meje, kundër qeverisë, kundër kujtdo. Është e drejta e tyre. Dhe Policia e Shtetit duhet aty për ta garantuar këtë të drejtë kushtetuese. Dhe këtu nuk ka asnjë dyshim që nga dita e parë që jam Ministri i Brendshëm dhe deri tani jam i bindur që detyra jonë është të garantojmë këtë të drejtë. Por në të njëjtën kohë, ju jeni deputet, jeni një forcë politike, më e madhja opozitare, por ne duhet të mbajmë edhe pak përgjegjësi për sa i përket pozicioneve publike që ne mbajmë kundrejt dhunës së ushtruar ndaj punonjësve të policisë. Punonjësit e policisë nuk mbrojnë parti politike. Punonjësit e policisë mbrojnë atë çfarë ligji parashikon. Dhe në qoftë se ne nuk biem dakord që ligji duhet të zbatohet nga të gjithë, atëherë unë nuk e di çfarë debati jemi duke bërë?!”, tha ai.

    Demo shtoi më tej se “jam i bindur që çdo qytetar, kur ndodhet në vështirësi, e do Policinë e Shtetit të jetë aty, çdo qytetar që ndihet i dhunuar e do Policinë e Shtetit që të ushtrojë forcë proporcionale për të mbrojtur jetën e qytetarëve, pronën e qytetarëve. Po pse nuk duhet Policia e Shtetit të veprojë në mënyrë proporcionale kur ushtrohet dhuna e institucioneve? Kur ushtrohet dhunë ndaj punonjësve të policisë, kur është kjo e drejtë e cila mbrohet vetëm në një krah?”.

    Në vijim, Demo solli si shembuj Italinë, Francën, Gjermaninë dhe Spanjën, duke argumentuar se edhe demokracitë europiane kanë ndërmarrë masa më të ashpra parandaluese për menaxhimin e protestave.

    Ministri i drejtoi një pyetje të drejtpërdrejtë Partisë Demokratike, duke ngritur dyshime mbi dijeninë dhe organizimin e grupeve që, mund të jenë përfshirë në akte dhune në kryeqytet.

    “Unë jam me të gjithë qytetarët të cilët protestojnë paqësisht dhe ju garantoj që si Ministri i Brendshëm, me të gjitha mekanizmat që kam në dispozicion, do të garantojmë këtë të drejtë. Por në të njëjtën kohë ne nuk mund të bëjmë si një vend i cili do ta aderojë në Bashkimin Europian, dhe nuk pranojmë që demokracitë të konsoliduara, këtu nuk e përmend askush, çfarë ka ndodhur në Itali, çfarë ka ndodhur në Francë, çfarë ka ndodhur në Spanjë, për sa i përket nismave ligjore që këto vende kanë ndërmarrë kur kanë qenë protestat gjatë javëve të fundit? I kanë ashpërsuar më shumë masat parandaluese të protestave. Disa herë më të mëdha, dhe në fakt kanë dhe masa shtrënguese që ne nuk i kemi fare. Po pse që nga Italia demokraci që bën këtë gjë dhe ne s’jemi? Pse që nga Franca vend demokratik dhe ne s’jemi? Pse që nga Gjermania vend demokratik dhe ne s’jemi? Pse që nga Spanja vend demokratik dhe s’jemi? Jo, ato janë vende demokratike sepse besojnë te një parim: opozita del dhe dënon dhunën. Këtu pse nuk del opozita? A ka dalë opozita një ditë të vetme të thotë jo, dhuna kundër institucioneve është e papranueshme? A keni dalë ju kur janë djegur punonjësit e Policisë së Shtetit dhe keni thënë jo, jeta e policisë së shtetit vlen? Ata janë qytetarë pikë së pari, s’janë punonjës policie. Dhe si mundet, t’ju bëj një pyetje tjetër, se më bëtë disa pyetje, a është Partia Demokratike në dijeni dhe në organizim të grupeve të caktuara për të ushtruar dhunë në Tiranë?”, tha ai.

    dhuna Ervin Demo institucioneve papranueshme
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Demo: Dhuna ndaj institucioneve e papranueshme, 9 efektivë policie të pezulluar gjatë protestave

    November 26, 2026

    SPAK dërgon për gjykim 10 të pandehur për pastrim parash nga trafiku i lëndëve narkotike

    November 26, 2026

    Sejko: 75% e eksporteve shqiptare drejt BE-së, partneri kryesor i investimeve

    November 26, 2026

    Zgjedhjet presidenciale në Serbi, caktohet data kur qytetarët do t’u drejtohen kutive të votimit

    November 26, 2026
    Mos e humb
    Aktualitet October 16, 2026

    Kaos në aeroportin e Rinasit administruar nga Kastrati! 10 fluturime të anuluara drejt Italisë, pasagjerët pa informacion

    Kaos dhe pakënaqësi në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit, i cili administrohet nga Kastrati Group, ku…

    Çfarë pritet? Ilegaliteti “ngrin” prej 10 ditësh në Shqipëri! Mbyllen bastet dhe Call Centerat, bien transaksionet me Kriptomonedha

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

    Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

    Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.