FIFA ka konfirmuar se është bërë objekt i një sulmi të rëndë kibernetik, gjatë të cilit persona të paautorizuar kanë siguruar qasje në të dhëna personale dhe dokumente konfidenciale të organizatës.
Institucioni më i lartë i futbollit botëror ka njoftuar se po bashkëpunon me autoritetet dhe organet e sigurisë për të zbardhur incidentin.
Përgjegjësinë për sulmin dyshohet se e ka marrë grupi i hakerëve i njohur si “Handsome Boy Hacking Club” (HBHC), i cili pretendon se ka vjedhur më shumë se 12 gigabajt të dhëna nga sistemet e FIFA-s.
Sipas raportimeve, grupi ka tentuar fillimisht të përfitojë financiarisht përmes shantazhit ndaj organizatës, ndërsa pas dështimit të këtij plani, materialet e vjedhura janë publikuar në një forum të lidhur me aktivitetet kriminale kibernetike.
Dokumentet e publikuara pretendohet se përfshijnë të dhëna identifikimi dhe emigracioni, informacione financiare, dokumente ligjore, si dhe materiale që lidhen me drejtimin dhe qeverisjen e FIFA-s.
Megjithatë, FIFA nuk ka konfirmuar sasinë e saktë të të dhënave të komprometuara dhe as përmbajtjen e plotë të materialeve. Gjithashtu, mbetet e paqartë se sa persona mund të jenë prekur nga sulmi.
“FIFA konfirmon se ka qenë viktimë e një sulmi kriminal kibernetik, i cili ka rezultuar me qasje të paautorizuar në një numër të kufizuar të informacioneve personale dhe të biznesit”, deklaroi një zëdhënës i organizatës.
FIFA e ka dënuar ashpër vjedhjen dhe publikimin e paligjshëm të informacionit, duke e cilësuar këtë një shkelje serioze të privatësisë.
Ky incident vjen vetëm pak ditë pasi edhe La Liga raportoi një sulm të ngjashëm, gjatë të cilit u vodhën të dhëna personale të tifozëve të regjistruar në shërbimet e saj digjitale dhe në platformat e disa klubeve spanjolle.
© SYRI.net
Mourinho merr përsipër misionin për të ringjallur sulmuesin brazilian: Vini po vjen!
Kategoria e Parë/ Java e 12-të luhet të premten dhe të shtunën, spikasin Pogradeci-Iliria dhe Flamurtari-Besa
Al Nassr i prish planet Barcelonës, Joao Félix mund të blindojë të ardhmen deri në vitin 2029Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: