E enjte, 26 nëntor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK PUBLIK
Shiste drogë pranë shkollave në Shkodër, arrestohet 25-vjeçari
Lajme

Shiste drogë pranë shkollave në Shkodër, arrestohet 25-vjeçari

Një 25-vjeçar është arrestuar në Shkodër, pasi dyshohet se ushtronte aktivitetin e shitjes së lëndëve narkotike në doza, duke shfrytëzuar zona pranë shkollave dhe ambiente të ndryshme të qytetit.

Arrestimi u krye në kuadër të operacionit policor të koduar “Shkolla të Pastra”, i cili synon goditjen e rasteve të shpërndarjes së drogës në afërsi të institucioneve arsimore dhe zonave të tjera publike.

Në pranga përfundoi shtetasi me inicialet E. H., 25 vjeç, banues në Elbasan. Sipas Policisë, i riu u kap në flagrancë në Shkodër, në zona pranë perimetrit të sigurisë së shkollave dhe ambienteve të tjera, ku dyshohet se qëndronte me qëllim shitjen e dozave të drogës.

Gjatë kontrollit fizik, efektivët i gjetën dhjetëra doza kokaine dhe kanabisi (Cannabis Sativa), të cilat u sekuestruan si prova materiale.

Pas arrestimit, materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Shkodrës, e cila do të vijojë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të rastit.

Operacioni “Shkolla të Pastra” vijon të jetë në fokus të strukturave të Policisë në Shkodër, në kuadër të goditjes së shpërndarjes së lëndëve narkotike, veçanërisht në zonat pranë institucioneve arsimore.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.