Reshjet intensive të shiut kanë rikthyer problematikën e përmbytjeve në qytetin e Durrësit. Këtë herë, uji ka pushtuar rrugën “Taulantia”, duke vështirësuar ndjeshëm lëvizjen e automjeteve.
Siç shihet edhe nga pamjet, sasia e ujit të grumbulluar në rrugë ka krijuar vështirësi për drejtuesit e mjeteve, të cilët detyrohen të lëvizin me kujdes për të shmangur situatat problematike.
Përmbytja e këtij aksi rikthen edhe një herë në vëmendje problematikën e kullimit të ujërave gjatë reshjeve intensive, një shqetësim që shoqëron vazhdimisht qytetin bregdetar.
Ndërkohë, reshjet e shiut pritet të vijojnë edhe gjatë ditës së premte dhe të shtunën, duke mbajtur nën vëmendje situatën në Durrës.
© SYRI.net
SYRI TV/ Pezullohet transporti urban për rreth 3 orë, kaos në Tiranë dhe në stacionet urbane
Mavrova drejt shpopullimit, banorët kërkojnë rrugë dhe investime: 900 familje dikur, sot fshati po braktiset
Rasti i 13-vjeçares në Shkodër, psikologu Taipi: Shoqëria duhet të tregojë më shumë kujdes ndaj rasteve në rrezik shfrytëzimi