Qeveria ndan mjete për paga dhe shtesa, miraton gjashtë vendime në mbledhjen elektronike
Qeveria e Kosovës ka mbajtur të mërkurën mbrëma një mbledhje elektronike, në të cilën ka miratuar gjithsej gjashtë vendime.
Sipas njoftimit të Zyrës së Kryeministrit, njëri prej vendimeve ka të bëjë me ndarjen e mjeteve buxhetore për mbulimin e mungesës së mjeteve financiare për muajin nëntor 2026, në kategorinë e shpenzimeve për paga dhe shtesa.
Vendimet e marra:
Miratuar vendimin për ndryshimin dhe plotësimin e Programit të Projektligjeve për vitet 2026-2028.
Miratuar vendimin për emërimin e Komisionit të Pranimit për kategorinë e lartë drejtuese, për pozitën, “Drejtor ekzekutiv” në Inspektoratin Qendror të Punës.
Miratuar vendimin për emërimin e Komisionit të Pranimit për kategorinë e lartë drejtuese, për pozitën, “Komisioner për Gjuhët” në Zyrën e Kryeministrit të Kosovës.
Miratuar vendimin për emërimin e Komisionit të Pranimit për kategorinë e lartë drejtuese, për pozitën, “Sekretar i Përgjithshëm” në Ministrinë e Digjitalizimit dhe Administratës Publike.
Miratuar vendimin për korrigjimin e vendimit të Qeverisë Nr. 10/12, të datës 17 nëntor 2026.
Miratuar vendimin për ndarjen e mjeteve buxhetore me qëllim të mbulimit të mungesës së mjeteve financiare për muajin nëntor 2026, në kategorinë e shpenzimeve për paga dhe shtesa.















