“2027 mund të jetë viti i Shqipërisë”, Komisionerja Marta Kos tregon hapat kyçe drejt BE

26 Nëntor 2026 | 15:33

Komisionerja për Zgjerimin, Marta Kos, duke folur në Këshillin Kombëtar të Integrimit Europian në Tiranë, tha se Shqipëria ka bërë një përparim shumë të mirë në rrugën dhe aspiratën e saj drejt Bashkimit Europian.

Ajo u bëri thirrje partive politike dhe shoqërisë që të bashkohen dhe institucionet të ndjekin zbatimin e ligjit.

“Mali i Zi është në prag të mbylljes së të gjitha kapitujve të negociatave. Vitin e ardhshëm Shqipëria ka mundësinë të ndjekë të njëjtën rrugë. Viti 2027 mund të jetë viti i Shqipërisë. Udhërrëfyesi që ne e kemi publikuar në fillim të këtij muaji tregon rrugën që duhet ndjekur. Ky udhërrëfyes nuk përbën asnjë garanci, sa më pranë anëtarësimit, aq më shumë dëshmohet se institucionet funksionojnë dhe ligji zbatohet në praktikë.

Për shtetet tona anëtare rezultatet konkrete të shoqëriusë në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar si dhe përafrimi juaj me legjislacionin e BE-së për mjedisin do jenë ndër testet më vendimtare. Fokusi do të jetë te zbatimi, te veprimet. Në fushën e shtetit të së drejtës prova vendimtare do jetë mënyra se si autoritetet reagojne ndaj hetimeve përfshirë edhe rastet kur ato kanë të bëjën me venien perpara përgjegjësisë së personave të lartë të pushtetit. Në zbatimin e ligjit shihet nëse institucionet janë vërtetë të pavarura dhe nëse shoqëria po ndryshon realisht”, tha Marta Kos.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

LIVE- Debate në Kuvend për reformën zgjedhore dhe aktin normativ për tubimet! Sot votohet Buxheti 2027 dhe Paketa Fiskale

Kuvendi po vijon punimet në seancën plenare që nga ora 10:00 teksa pritet të zgjasë gjatë.Gjatë kësaj seance në fokus është miratimi i projektbuxhetit të...
14:43 | 26/11/2026

Rama pret në Tiranë Komisioneren Europiane për Zgjerimin, Marta Kos (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama priti këtë të enjte në Tiranë Komisioneren Europiane për Zgjerimin, Marta Kos. Komisionerja Kos do të marrë pjesë gjithashtu në sesionin përmbyllës...
14:32 | 26/11/2026

Protestat, Tabaku: Nuk keni turp që flisni për djegien e bizneseve, ju që po vidhni Shqipërinë

Deputetja demokrate, Jorida Tabaku gjatë fjalës së saj në Kuvend ka folur lidhur me protestën e studentëve që zhvillohet prej muajsh. Tabaku akuzoi qeverinë dhe...
14:12 | 26/11/2026