Komisionerja për Zgjerimin e BE-së: Kam kaluar pushimet në Shqipëri, nuk kam parë vende më të bukura dhe njerëz më të mirë

26 Nëntor 2026 | 15:59

Komisionerja për Zgjerimin e BE-së, Marta Kos, ka ndarë gjatë mbledhjes së Këshillit Kombëtar të Integrimit Evropian edhe eksperiencat e saj personale në Shqipëri, duke vlerësuar bukuritë natyrore dhe mikpritjen e shqiptarëve.

Kos u ndal sërish te procesi i integrimit, duke theksuar rëndësinë e dialogut dhe bashkëpunimit për të vijuar drejt anëtarësimit në BE.

“Unë kam kaluar disa pushime, Pashkët në Shqipëri. Nuk i thashë askujt që kisha ardhur. Kam bërë 4 mijë kilometra deri në Theth. Nuk kam përjetuar ndonjëherë vende më të bukura dhe nuk kam takuar njerëz më të mirë. Ndihesha aq e sigurtë dhe aq mirë.

Procesi i anëtarësimit nuk është linear, ka luhatje. Rëndësi ka që të vazhdojmë objektivin. Jemi këtu për t’iu dëgjuar, nuk pres që 100% e të gjithëve të bien dakord për një gjë. Por edhe kur nuk bien dakord ti diskutojmë dhe të bëhemi bashkë. Ky është angazhim im dhe unë jam më se e gatshme që ta përmbush këtë vitin e ardhshëm”, tha Marta Kos.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Balla: Dallimet politike të mos pengojnë reformat, Shqipëria në BE është objektiv kombëtar

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, kërkoi konsensus mes mazhorancës dhe opozitës për reformat që lidhen me anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin...
15:48 | 26/11/2026

Marta Kos: Ndër vendet kandidate, Shqipëria ka mbështetjen më të lartë qytetare për anëtarësimin në BE

Komisionerja për Zgjerimin e Bashkimit Evropian, Marta Kos, vlerësoi progresin e Shqipërisë në procesin e integrimit evropian, duke theksuar ritmin e shpejtë të negociatave. Ajo...
15:41 | 26/11/2026

“2027 mund të jetë viti i Shqipërisë”, Komisionerja Marta Kos tregon hapat kyçe drejt BE

Komisionerja për Zgjerimin, Marta Kos, duke folur në Këshillin Kombëtar të Integrimit Europian në Tiranë, tha se Shqipëria ka bërë një përparim shumë të mirë...
15:33 | 26/11/2026