Gjithçka gati, Nelson Hysa dhe Agit Kabayel dalin “përballë njëri-tjetrit”

Nelson Hysa dhe Agit Kabayel janë takuar për herë të parë përballë njëri-tjetrit para meçit të madh.
Hysa po kërkon ta fitojë titullin e kampionit të botës ËBC më 28 nëntor në Gjermani, ndaj të pamposhturit Kabayel.
Tashmë, takimi përballë njëri-tjetrit në stadium është kryer, aty ku do të jenë të pranishëm plot 50 mijë shikues.
Përndryshe, boksieri shqiptar është mëse i sigurt se do ta fitojë këtë meç, ku para ndeshjes deklaroi se është përballur me disa boksierë më të mirë se kundërshtari aktual.
“Kam luftuar me boksierë më të mirë se Kabayel. Cammarelle, Pulev dhe David Price. Të gjithë ata janë më të mirë se Kabayel. Nuk është thjesht diçka që e mendoj, është 100 për qind fakt”, kishte deklaruar Hysa.
Hysa gjithashtu e ka sfiduar edhe Tyson Furyn në rast që fiton ndaj Anthony Joshuas, me shpresën që të bëhet boksieri i vetëm me tituj të unifikuar./Telegrafi/








































