Lëviznin me mjet të blinduar dhe armë në Tiranë, gjykata cakton masat e sigurisë ndaj katër personave
Gjykata e Tiranës ka caktuar arrest në shtëpi për Ilir Shytin dhe detyrim paraqitje për tre të arrestuarit e tjerë punonjësin e Gardës së Republikës Erion Ramaj dhe dy ushtarakët Leonard Murataj e Ernest Selmani pas kapjes së tyre me armë dhe automjet të blinduar pranë stadiumit “Arena Kombëtare” më 24 nëntor 2026.
Konkretisht:
Ilir Shyti 28 vjeç: Masë sigurie “Arrest në shtëpi”. Sipas raportimeve, atij iu gjet një pistoletë në një çantë të zezë brenda një automjeti tip “Audi” të blinduar me targa polake.
Erion Ramaj, 40 vjeç punonjës i Gardës së Republikës: Masë sigurie “Detyrim paraqitje”.
Leonard Murataj 42 vjeç, ushtarak: Masë sigurie “Detyrim paraqitje”.
Ernest Selmani 46 vjeç , ushtarak: Masë sigurie “Detyrim paraqitje”.
Njoftimi i plotë i Gjykatës së Tiranës:
Akti normativ i qeverisë, Kushtetuesja pezullon gjobat për bllokimin e rrugëve gjatë tubimeve
I dënuari u mbajt në burg përtej afatit, KLGJ rrëzon kërkesën për masë ndaj gjyqtares
PE-ja miraton rezolutë për Vukovarin, kërkohet qasje në arkivat e luftës të Serbisë!
- 16:39 Akti normativ i qeverisë, Kushtetuesja pezullon gjobat për bllokimin e rrugëve gjatë tubimeve
- 16:17 I dënuari u mbajt në burg përtej afatit, KLGJ rrëzon kërkesën për masë ndaj gjyqtares
- 16:14 PDK publikon katër hapa për mbrojtjen e çlirimtarëve në Hagë
- 16:02 PE-ja miraton rezolutë për Vukovarin, kërkohet qasje në arkivat e luftës të Serbisë!
- 15:59 Komisionerja për Zgjerimin e BE-së: Kam kaluar pushimet në Shqipëri, nuk kam parë vende më të bukura dhe njerëz më të mirë
- 15:48 Balla: Dallimet politike të mos pengojnë reformat, Shqipëria në BE është objektiv kombëtar