Kapet 43-vjeçari me 30 doza kokainë pranë një shkolle, në banesë iu gjetën edhe rreth 400 gramë drogë

26 Nëntor 2026 | 16:51

Një 43-vjeçar është arrestuar në Tiranë, pasi u kap me dhjetëra doza kokaine, të dyshuara se ishin për shitje, në një lokal pranë një shkolle, në rrugën “Viktor Eftimiu”.

Në kuadër të operacionit të koduar “Shkolla të Pastra”, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasin Selam Imeraj 43 vjeç.

Gjatë kontrollit fizik, policia i gjeti 30 doza të dyshuara kokaine, të gatshme për shitje. Ndërkohë, gjatë kontrollit në banesën e tij u sekuestruan edhe 393.6 gramë kokainë, e cila dyshohet se do të ndahej në doza për t’u shitur pranë institucioneve arsimore dhe në zona të ndryshme të kryeqytetit.

Në total, sipas policisë, u sekuestruan 407 gramë lëndë e dyshuar narkotike kokainë, si dhe dy telefona celularë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Lëviznin me mjet të blinduar dhe armë në Tiranë, gjykata cakton masat e sigurisë ndaj katër personave

Gjykata e Tiranës ka caktuar arrest në shtëpi për Ilir Shytin dhe detyrim paraqitje për tre të arrestuarit e tjerë punonjësin e Gardës së Republikës...
16:43 | 26/11/2026

Akti normativ i qeverisë, Kushtetuesja pezullon gjobat për bllokimin e rrugëve gjatë tubimeve

Gjykata Kushtetuese ka vendosur të pezullojë pjesërisht zbatimin e aktit normativ të miratuar nga qeveria për tubimet, vetëm në pjesën që parashikon gjoba për bllokimin...
16:39 | 26/11/2026

I dënuari u mbajt në burg përtej afatit, KLGJ rrëzon kërkesën për masë ndaj gjyqtares

Këshilli i Lartë Gjyqësor (KLGJ) ka rrëzuar këtë të enjte kërkesën e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë (ILD) për caktimin e masës disiplinore “Vërejtje publike”...
16:17 | 26/11/2026