‘Kam arritur tashmë në 40 orë lojë në GTA’-kështu u shpreh Max Verstappen në një lidhje direkte në Twitch.

Kampioni holandez i Formula 1 po fliste me disa miq, kur zbuloi numrin e pabesueshëm të orëve që ka kaluar në videolojën e fundit të Rockstar.  Është ky një përkushtim kaq i madh, saqë të bën të ‘harrosh’ edhe mënyrën se si luhen lojërat e tjera.

‘A kam luajtur gjatë fluturimit? Jo, në avion kam fjetur. Kam luajtur gjatë orëve të mëngjesit dhe pasdites, kur kisha kohë të lirë gjatë fundjavës së Çmimit të Madh të Las Vegasit. Gjithsesi, nuk mund të dilja për shëtitje’-theksoi Verstappen.

Një fundjavë ku, Max Verstappen dominoi në Çmimin e Madh të Formula 1 të zhvilluar në tokën amerikane.

Top Channel