Dënime me burg për Elman Abulen dhe Ina Goxhajn në dosjen e aferës së Erion Veliajt, Fatmir Bektashi shpallet i pafajshëm
Gjykata e Posaçme ka dhënë vendimin për të pandehurit në dosjen e aferës së inceneratorit të Tiranës, ku përfshihen edhe persona të lidhur me kryebashkiakun Erion Veliaj.
Elman Abule, biznesmeni i kompanisë Rametal, është dënuar me 4 vite e 8 muaj burg.
Me të njëjtin dënim është dënuar edhe Ina Goxhaj.
Adela Kondakçiu është dënuar me 4 vite e 8 muaj burg, por përfiton nga bashkëpunimi me drejtësinë dhe dënimi i saj është reduktuar në 3 vite e 4 muaj burg dhe në fund është liruar nga cdo masë.
Ndërkohë, biznesmeni Fatmir Bektashi është shpallur i pafajshëm.
Klotilda Bushka është dënuar me 200 mijë lekë gjobë, ndërsa Flutura Xhani është shpallur e pafajshme.
Në pritje të plotësimit të të dhënave për vendimin dhe masat e dhëna për të gjithë të pandehurit, këto janë dënimet e bëra të ditura deri tani.m.k
LISTA/ Elman Abule, biznesmeni i kompanisë Rametal: SPAK kishte kërkuar 4 vite e 8 muaj burg.
Ina Goxhaj: 4 vite e 8 muaj burg, me kërkesë për kalimin në shërbim prove.
Fatmir Bektashi: SPAK kishte kërkuar punë në interes publik, jo burg.
Klotilda Bushka: SPAK kishte kërkuar 600 mijë lekë gjobë.
Adela Kondakçiu: përjashtim nga vuajtja e dënimit, për shkak të bashkëpunimit me drejtësinë.
Frosina Bollo: shërbim prove.
Flutura Xhani: 40 mijë lekë gjobë.
Fatjon Baçi: 3 vite e 4 muaj burg, me kërkesë për shërbim prove.




