Trump zbulon bisedën me Putinin: I kërkova të mos bëjë agresion ndaj Evropës

26 Nëntor 2026 | 17:16

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar se gjatë bisedimeve me presidentin rus, Vladimir Putin, në Kinë javën e kaluar, i ka kërkuar këtij të fundit të ndalojë çdo formë agresioni ushtarak ndaj Evropës, me qëllim arritjen e një marrëveshjeje mes Rusisë dhe Ukrainës.

Përmes një postimi në rrjetin e tij social Truth Social, Trump u shpreh se beson se një marrëveshje mes dy vendeve është e mundur dhe mund të arrihet së shpejti.

Sipas presidentit amerikan, përfundimi i luftës do të ndalte humbjen e mijëra jetëve njerëzore çdo muaj.

“Gjatë bisedimeve të mia në Kinë me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, kalova shumë kohë duke diskutuar dëshirën time për të parë presidentin Putin të ndalojë çdo agresion ushtarak kundër territoreve në të gjithë Evropën, me shpresën për të arritur shpejt një marrëveshje mes Rusisë dhe Ukrainës.

Besoj vërtet se kjo është shumë e mundur. Mijëra njerëz vriten çdo muaj, një gjakderdhje e vërtetë, dhe kjo do të ishte një arritje e madhe për të gjithë”, shkroi Trump.

Trump informoi sekretarin e përgjithshëm të NATO-s

Presidenti amerikan bëri gjithashtu të ditur se të mërkurën u takua në rezidencën e tij në Mar-a-Lago me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte.

Sipas Trump, gjatë takimit u diskutuan disa çështje dhe ai e informoi kreun e Aleancës për bisedimet që kishte zhvilluar me presidentin rus në Kinë.

Deklaratat e Trump vijnë në një moment kur përpjekjet diplomatike për arritjen e një marrëveshjeje mes Moskës dhe Kievit vijojnë të jenë në fokus të diskutimeve ndërkombëtare.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Koreja e Veriut pezullon ndihmën ushtarake për Rusinë, tensione mes Kim Jong Un dhe Moskës

Koreja e Veriut ka pezulluar përkohësisht ndihmën ushtarake për Rusinë, duke ndërprerë dërgesat e raketave balistike dhe municioneve të artilerisë, sipas pretendimeve të Shërbimit të...
17:06 | 26/11/2026

Kuvajt, dy punëtorë italianë të vrarë në sulmin iranian

Ministria e Mbrojtjes e Kuvajtit tha se katër persona u plagosën sot pasi kapën dronë në një sulm që i atribuohet Iranit , i cili...
16:59 | 26/11/2026

Pas fitores së “Listës së Studentëve” , Serbia cakton datën e zgjedhjeve presidenciale

Serbia do të mbajë zgjedhjet presidenciale më 27 dhjetor, pas fitores së lëvizjes protestuese “Lista e Studentëve” në zgjedhjet parlamentare të tetorit, tha të enjten,...
12:55 | 26/11/2026