‘Qeveria s’është e interesuar për bujqësinë’, Vuksani: Importet, mishi dhe produktet e tjera nga vende të pasigurta

17:01, 26/11/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Për drejtuesin e Departamentit të Bujqësisë në PD, Gjok Vuksani shprehet se për të pestin vit radhazi, bujqësia shqiptare ose është në stanacion ose në rritje negative.

I ftuar në edicionin e pasdites në Syri Tv, Vuksani shprehet se edhe në buxhetin e vitit të ardhshëm, nuk ka rritje të buxhetit për Ministrinë e Bujqësisë.

Sipas Vuksanit, dhe ai buxhet që caktohet, shkon për Bashkitë, të cilat tanimë i përdorin për fushatën e vendoreve të 2027.

Vuksani theksoi gjithashtu edhe braktisjen e fshatit për shkak të politikave të dobëta të qeverisë dhe futjen pa kriter e kontroll të importeve nga jashtë.

I pesti vit me radhë që bujqësia ose në stanacion ose në rritje negative. Nëse marrim buxhetin e 2027 s’kemi rritje të buxhetit, është bërë një truk financiar për të ia shtuar ministrisë së Bujqësisë fondet por që ia çojnë bashkive për shkak të fushatës.

Në nivel makro, 70% shkon për mbështje jo produktive, 30% shkon për fermerët. Kemi një rritje të buxhetit dhe pesha që i jepet bujqësisë është e ulët. Mbledhin më shumë taksa nga paratë tona dhe japin pak para për bujqësinë. Nuk shoh dritë jeshile, dëshirë dhe perspektivë për të ndryshuar diçka te bujqësia.

Raporti i BE ishte i zi për sigurinë ushqimore, vlefshmëria e analizave të laboratorëve shqiptarë është e dyshimtë. Situata e bujqësisë është e keqe, nga 20-21% e GDP shqiptare ka rënë për bujqësinë. Janë 37% e shqiptarëve që në bazë të statistikave jetojnë në zonat rurale.

Në çdo aspekt situata është e pakuptueshme. Kjo qeveri s’është e interesuar për bujqësinë. Rama mendon të ketë ushqim, se nga vjen s’i i intereson, apo fermeri të punojë tokën e tij. Cilësia, mishi që vjen nga importi është më i keq se Brazili, ne po përkëqesojmë dhe atë standard që kishim. Ka mos vëmendje ndaj bujqësisë, një armiqësi të qeverisë ndaj fermerit, turizimi e shqiptarët furnizohen me mish të ardhur nga Brazili, tanimë vjen nga vende që sjanë të sigurta.

Jemi kthyer në treg konsumator që sjellin të tjerët, tokat janë djerrë, kjo ka sjellë emigrimin e zonave jashtë vendit dhe fshatrat s’ka ëmbarshtim. Janë kthyer në konsumatore që vijnë nga importi.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco