Një 43-vjeçare është gjetur pa shenja jete në banesën e saj në fshatin Sovjan, në Maliq.
Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se gruaja ka humbur ndjenjat teksa ndodhej në tualetin e banesës. Ajo është gjetur e pajetë nga familjarët, të cilët kanë deklaruar se vuante nga problemet me tensionin e gjakut.
Paraprakisht, dyshohet se problemet shëndetësore mund të kenë shkaktuar vdekjen e saj, ndërsa për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes, vijojnë veprimet hetimore.
