Kostoja e ndërtimit në Kosovë është rritur për 6.1% në tremujorin e tretë të vitit 2026, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak.

Sipas të dhënave të publikuara sot nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), Indeksi i Kostos së Ndërtimit ka shënuar rritje edhe për 1.4% krahasuar me tremujorin e dytë të këtij viti, raporton KosovaPress.


Rritja më e madhe në nivel vjetor është regjistruar te transporti me 13.1%, pasuar nga pagat me 9.7%, kostot e tjera me 7.3%, materialet ndërtimore me 5.4% dhe energjia me 3.3%.

Kategoria e vetme që ka shënuar rënie është ajo e makinerive, me 0.6%. a

Ndërkaq, krahasuar me tremujorin paraprak, rritja më e madhe është regjistruar te energjia me 4.9%, pagat me 3.3%, transporti me 1.7%, kostot e tjera me 1.4% dhe materialet me 1.1%. Te makineritë është regjistruar rënie prej 0.4%. indeksi i ndertimitt.docx

Kostoja e ndërtimit mbi 60% më e lartë se në vitin 2015

Sipas ASK-Të dhënat e ASK-së tregojnë se Indeksi i Kostos së Ndërtimit ka arritur në 160.7 pikë në tremujorin e tretë të vitit 2026, niveli më i lartë që nga fillimi i serisë statistikore më 2013.

Krahasuar me vitin bazë 2015, kostot e ndërtimit janë rritur për 60.7%.

Tendenca e rritjes së kostove është përshpejtuar veçanërisht nga viti 2021. Në vitin 2021, rritja mesatare vjetore ishte 12.2%, ndërsa më 2022 arriti në 20.1%.

Në vitin 2023, rritja mesatare vjetore ishte 0.6%, më 2024 arriti në 3.4%, ndërsa më 2025 në 4.4%.

Gjatë vitit 2026, rritja në nivel vjetor ka vazhduar të përshpejtohet, nga 4.3% në tremujorin e parë, në 5.1% në të dytin dhe 6.1% në tremujorin e tretë.