E enjte, 26 Nëntor 2026 Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 6 sekonda më parë
Politikë

Rama: Progresi i Shqipërisë është pranuar në çdo front

Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij në përfundim të samitit dyditor BE-Ballkani Perëndimor, listoi arritjet e Shqipërisë përgjatë 12 viteve të fundit, që nga dita kur nisi Procesi i Berlinit.

Rama theksoi se sot ekonomia e Shqipërisë është trefishuar dhe se qëllimi është dyfishimi i saj deri në vitin 2040.

Rama theksoi se progresi i Shqipërisë sot është pranuar në çdo front në Evropë.

“12 vjet më pas ka ardhur koha që të mos shihemi më vetëm përmes takimeve të zgjerimit, si një rajon që përpiqet të kapë anëtarësimin në BE, sepse jemi një kënd i rritjes së Evropës. Ballkani Perëndimor si një vend i ri për investim nuk është slogan, por realitet. Shihni Shqipërinë: një dekadë më parë kjo ishte një ekonomi 10-miliardëshe euro, sot është një ekonomi 30 miliardë euro. Ambicia jonë është ta dyfishojmë sërish. Atë që mund t’i shtojë IA potencialit tonë, kjo është më shumë se e mendueshme. Gjendemi në pikëtakimin mes Adriatikut dhe Jonit, përballë me Italinë, portë hyrëse e Ballkanit Perëndimor, aleatë të NATO-s. Energjia jonë elektrike vjen prej burimeve natyrore. Këtë vit progresi ynë u pranua në çdo front. Institucione më të forta”, tha Rama.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.