Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka kërkuar në sallën e parlamentit që të pezullohet votimi i aktit normativ që ka sjellë qeveria Rama për gjobat.
Gjatë fjalës së mbajtur në foltore, Berisha u shpreh se Gjykata Kushtetuese ka pezulluar pikën 2 të Nenit 5 të dekretit të qeverisë, dhe në këtë mënyrë parlamenti nuk mund ta shqyrtojë, ndryshe po shkelet ndarja e pushteteve.
Fjala e kryetarit të PD, Sali Berisha:
Këta që s’kanë ligj, as moral, as kriter, as standard, veprojnë në këtë mënyrë.
Në parimin themelor të Kushtetutës, atë të ndarjes së pushteteve, në asnjë rast dhe në asnjë rrethanë, parlamenti nuk mund të shqyrtojë një akt ligjor të pezulluar nga Gjykata Kushtetuese. Kjo përbën asgjësimin e ndarjes së pushteteve dhe të pavarësisë apo autonomisë së pushtetit gjyqësor. Së pari.
Së dyti, mësojeni dhe mos mashtroni. Dekretet e qeverisë ose miratohen në tekstin integral, siç janë, dhe nuk mund të ndryshohen në asnjë nen.
Çka do të thotë? Ky dekret i hedhur poshtë nga Gjykata Kushtetuese nuk mund të shqyrtohet në parlament.
Nuk ka tagër parlamenti. Përsëri, është një nen tjetër i Kushtetutës, i cili garanton votimin e dekreteve të qeverisë të tëra ose asgjë. Nuk i lejon parlamentit ta ndryshojë dekretin.
Dhe në këtë rast, ne duhet t'i nënshtrohemi vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila nenin 5, pikën 2, e pezullon.
Po ju keni marrë, e kuptoni apo jo ku jeni? E kuptoni apo jo? Ju keni shpallur një armiqësi të egër.
More, mendoni mirë, se kjo armiqësi e egër që shpallni ndaj tyre, absolutisht mbart në vetvete shpërthime, për të cilat do të jeni shumë përgjegjës.
Dëgjoja sot unë deputetin, edhe deputeten tuaj, në prani të Komisioneres për Zgjerim dhe Fqinjësi, të padiste protestuesen. Po pse? Se e gjuajti me vezë.
Po në politikë kështu jemi, o shokë, edhe me vezë do të gjuajnë, edhe mund të gjuajnë. Kjo është gjëja më normale. Po pse për këtë punë? A e kuptoni ku jeni katandisur, more? Ju vetë, veten tuaj.
Dekreti nuk mund të votohet në këtë moment që Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar një nen të tij. Ai nuk kalon në parlament.
Nuk kalon në parlament. Nuk kalon.
© SYRI.net
‘Shqipëria, narkoshteti i parë në Europë’/ Këlliçi-Marta Kosit: Injorimi i këtij realiteti inkurajon konsolidimin e krimit
Tubimet/ Kushtetuesja pezullon gjobat 5 mijë lekë, lë në fuqi gjobat 500 mijë lekë, Gjykata ‘legjitimon’ masat represive të qeverisë
Blushi përballë Komisioneres Kos: Evropa të mos bëhet streha e narkoshtetit, por fundi i pandëshkueshmërisë së tij